Kosova 10 vjet e pavarur,Meta:
Përparim i jashtëzakonshëm
Kosova feston sot 10-vjetorin e pavarësisë. Në këtë përvjetor, që shënon plot një dekadë pavarësi për vendin e dytë të shqiptarëve, priten mjaft urime dhe aktivitete të ndryshme. Urimi i parë në këtë mëngjes të 17 shkurtit ka ardhur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka përcjellë një mesazh të ngrohtë e vëllazëror për të gjithë shqiptarët e Kosovës.
Kosova feston sot 10-vjetorin e pavarësisë. Në këtë përvjetor, që shënon plot një dekadë pavarësi për vendin e dytë të shqiptarëve, priten mjaft urime dhe aktivitete të ndryshme.
Urimi i parë në këtë mëngjes të 17 shkurtit ka ardhur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka përcjellë një mesazh të ngrohtë e vëllazëror për të gjithë shqiptarët e Kosovës.
Meta shkruan në letrën e tij se është i entuziazmuar që marrëdhëniet vëllazërore dhe ndështetërore mes dy vendeve janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit dhe janë konsoliduar në shtratin e integrimit evropian e euro-atlantik.
Letra e plotë e Presidentit Ilir Meta:
I nderuar Zoti President,
Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, urimet më të ngrohta e vëllazërore.
Në këtë dekadë të parë si shtet i pavarur dhe sovran, ndajmë me ju krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë.
Jam gjithashtu i entuziazmuar që marrëdhëniet tona vëllazërore dhe ndërshtetërore janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit, dhe janë konsoliduar në shtratin e integrimeve europiane dhe euro-atlantike, përkrah partnerëve tanë strategjikë.
Kam bindjen e thellë se, vetëdija, pjekuria dhe përgjegjshmëria e lartë shtetërore që karakterizon institucionet dhe popullin e Kosovës do të mundësojnë një zhvillim edhe më të shpejtë e të shumëdëshiruar.
Ju siguroj se, unë si President i Republikës, por edhe të gjitha institucionet e Shqipërisë do të jemi gjithmonë mbështetës e përkrah në ndërmarrjet tuaja të guximshme që fuqizojnë institucionet, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, që konsolidojnë harmoninë e bashkëjetesës gjithëpërfshirëse dhe që thellojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës me miqtë dhe organizatat shumëpalëshe.
Së bashku me urimet më të mira e vëllazërore, për konsolidimin, zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Kosovës, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Përzemërsisht,
Ilir Meta
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.9%
-
Keq
39.7%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 1555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar
9 Gusht, 23:07
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55