Kosova 5 vjet shtet,'nacionalisti'
Berisha feston vetëm në FB

Kosova 5 vjet shtet,'nacionalisti' <br />Berisha feston vetëm në FB
TIRANE - Teksa nga Tirana kanë mbërritur në Kosovë presidenti Nishani, kryeparlamentarja Topalli dhe lideri i opozitës Rama, 5-vjetori i lindjes së shtetit të Kosovës është përshëndetur nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha vetëm nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Facebook, pa zë e figurë, një surprizë kjo jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, por edhe të Kosovës.

Vetëm pak ditë pas memos drejtuar autoriteteve shqiptare, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkonin që Shqipëria të heqë dorë nga deklaratat e theksuara nacionaliste, duket se kryeministri ka reflektuar deri në ekstrem, duke u mjaftuar vetëm me një përshëndetje për 5-vjetorin e lindjes së Kosovës si shtet në rrjetin social me 395 mijë ndjekës.

Paradoksi qëndron në faktin se Kryeministri shqiptar u ka dhënë rëndësi ngjarjeve shumë herë më të vogla sesa përvjetori i lindjes së shtetit të Kosovës, jo vetëm duke përshëndetur në konferenca, por madje duke qenë i pranishëm në Kosovë.

STATUSI I BERISHES NE FACEBOOK

“Sot, mbarë kombi shqiptar feston 5 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Çlirimi i Kosovës është faqja më e ndritur e përpjekjeve të shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin e tyre, që nga luftërat e Skënderbeut deri në ditët e sotme. Në këtë 5 vjetor, kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para veprës, arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, sakrificës sublime të kryeheroit të kombit tonë, Adem Jashari e mijëra e mijëra luftëtarëve të lirisë që ranë për tu bërë të pavdekshëm për çlirimin e Kosovës”, shkruan Berisha në Facebook, duke vijuar me falënderimet për amerikanët që luajtën rol në pavarësinë e Kosovës.

“Sot, ne shqiptarët shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit Xhorxh Bush si dhe ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, që luajtën rol kryesor në çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Një përshëndetje vllazërore le t'iu dërgojmë në këtë rast të gjithë qytetarëve të Kosovës, udhëheqjes politike të saj, që në 5 vjet pavarësi kanë shndërruar Republikën e Kosovës në një faktor të rëndësishëm të paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në rajon”.

Zoti e bekoftë Kosovën e pavarur dhe shqiptarët kudo që janë!

KREMTIMET NE KOSOVE PER 5-VJETORIN E PAVARESISE
Shqiptarët në mbarë trojet etnike festuan sot përvjetorin e pestë të shpalljes Pavarësisë Kosovës. Kryeqyteti i shtetit më të ri në botë, Prishtina, ishte e epiqendra e festimeve, ndërsa festa pati dhe në qytete të tjera.

PARADA E FORCAVE TE SIGURISE SE KOSOVES

Në kuadër të ceremonive festive për pesë vetorin e Pavarësisë Forcat e Sigurisë Kosovës Zhvilluan një paradë në sheshin kryesor të Prishtinës.

Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga ,në fjalën e saj theksoi se në këtë ditë e gjithë Kosova kujton ata që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe krijimin e këtij shteti. Ndërkohë që kryeministri Hashim Thaçi ,u shpreh se duhet të ndihemi krenare pasi të gjithë së bashku kemi realizuar ëndrrën shekullore të popullit Kosovar për liri.

Të pranishëm në ceremoni e festimeve ishin edhe liderë të ndryshëm nga vendet rajonit, presidenti i republikës Shqipërisë Bujar Nishani, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kreu i opozitës Edi Rama, liderët e Maqedonisë dhe Luginës Preshëves.

SEANCA SOLEMNE NE KUVEND
Pas paradës ushtarake, krerët më të lartë të shtetit janë zhvendosur në parlamentin e Kosovës ku u zhvillua një seancë solemne, në vendin dhe orën e mbajtjes së seancës historike të 17 shkurtit 2008. Seanca solemne filloi me himnin e shtetit të ri, i cili sipas mediave kosovare u refuzua të këndohej nga deputet e Vetëvendosjes.

Përveç krerëve shtetërorë kosovarë në seancën solemne morën pjesë edhe personalitete politike ndërkombëtar dhe nga vendet e rajonit,ndër të cilët Presidenti i Republikës Shqipërisë Bujar Nishani, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, lideri i opozitës Edi Rama, si dhe ish parlamentarë e nënshkrues të deklaratës së pavarësisë.

Presidentja e republikës Kosovës Ahtifete Jahjaga iu drejtua të pranishmëve edhe në gjuhën serbe, ndëkohë që theksoi se në këtë festë duhet të nderojmë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës. Nga ana e tij kryeministri Hashim Thaçi u shpreh s se ëndrra e popullit të Kosovës për pavarësi gjeti mbështetjen e duhur nga fuqitë e mëdha të cilat i falenderoi për kontributin e dhënë në pavarësinë e Kosovës.  Ndërkohë që në një fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetarja e parlamentit republikës Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila theksoi se pavarësia e Kosovës celebroi lirinë e popullit shqiptar. Përpjekjet e popullit kosovar për pavarësi u konkretizuan me 17 shkurt të vitit 2007 ku me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpall pavarësia e saj.

KOSOVA SOT U NJOH EDHE NGA EGJIPTI
Shteti i Kosovës në këtë përvjetor të pestë të tij u njoh edhe nga Egjipti, dukë e çuar kështu numrin e shteteve që njohin Kosovën në 99 vende.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë