ZYRIH - Federata Kosovare e Futbollit (FFK), ka protestuar në UEFA pasi Rusia nuk i ka dhënë vizën një lojtari që mban pasaportë kosovare.
Kristian Nushi që është futbollist i St. Gallenit në Zvicër, me pasaportë të shtetit të Kosovës, nuk ka mundur që të shkojë me skuadrën e tij në Tusi pasi nuk i ka dhënë vizë për të shkuar e të luajë kundër Spartakut të Moskës, shkruan Yahoosport.
Në një letër drejtuar kreut të FIFA-s, Sep Blater, FFK-ja i ankohet pikërisht për rastin e mësipërm. “Ne të gjithë e dimë përkrahjen dhe mbështetjen tuaj për ne dhe futbollin e Kosovës, por ja që ka edhe pengesa politike”, - shkruhet në letër.
“Është e qartë që me ndërmjetimin tuaj është shumë e nevojshme që të gjendet një zgjidhje. Padrejtësia që i bëhet Kristian Nushit përbën një precedent të rrezikshëm dhe demonstron trajtimin e padrejtë dhe të pabarabartë të futbollistëve të Kosovës. Duhet që të afirmojmë që sporti është mbi bindjet politike’, - theksohet në letrën e drejtuar FIFA-s, nga Federata Kosovare e Futbollit.
FFK-ja, ka përmendur edhe rastin e dy futbollistëve të Kukësit, Ylli Hoxha dhe Besart Musolli, të cilëve Ukrahina nuk u dha vizën kur ekipi verilindor shkoi për të luajtur. “Në këtë rast dy futbollistët morën pasaporta shqiptare dhe u lejuan që të shkonin”, - thotë Federata Kosovare e Futbollit.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com