Kosova anulon taksën prej
35% për importin e çimentos

Kosova anulon taksën prej <br />35% për importin e çimentos
PRISHTINE- Është hequr duke filluar nga dita e sotme taksa prej 35 për qind për importin e çimentos në Kosovë. Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thonë se vendimi ka filluar të zbatohet dhe për këtë janë njoftuar edhe doganat dhe institucionet tjera. Por ende nuk ka të dhëna zyrtare rreth efekteve të vendimit për masat e përkohshme mbrojtëse, që ishte në fuqi rreth 50 ditë.

 Sipas Arta Istrefit, zyrtare në këtë ministri, vendimi është marrë në bazë të analizave të bëra nga departamenti i tregtisë, rreth gjendjes së krijuar pas vendimit për masa të përkohshme mbrojtëse. “Ministria e Tregtisë me 25 korrik ka marrë vendim për përfundimin e masave të përkohshme mbrojtëse të marrë më 11 qershor 2012. Me anë të këtij vendimi tërhiqet taksa prej 35 për qind e vendosur në import të çimentos dhe për këtë vendim janë njoftuar ministria e financave, Doganat e Kosovës dhe kompania prodhuese e çimentos Sharrcem”, tha ajo.
(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital

Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital