Kosova aplikon për anëtarësim në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Kosova aplikon për anëtarësim në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik
Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Ekmeleddin Ihsanoglu, e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për të aplikuar dhe për t’u bërë anëtare e përhershme e kësaj organizate.

“Kosova ka vuajtur nga padrejtësia dhe represioni nën një administratë që nuk i respektonte të drejtat politike, religjioze dhe kulturore të njerëzve të atij vendi. Dhe pas njohjes së nga më shumë se 90 shtete, tani organizata jonë po pret që Kosova të bëhet anëtare e plotë e OKB-së dhe e OIC-së”, ka thënë Ihsanoglu, transmeton KTV njoftimin.

Në komunikatat zyrtare të Qeverisë së Kosovës për takimin me Ihsanoglun nuk është përmendur askund mundësia e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, që përfshin vendet myslimane.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit