Kosova brenda 2018 do të aplikojë
për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova brenda 2018 do të aplikojë<br />për anëtarësim në Këshillin e Evropës<br>
PRISHTINE-Ministrja e Integrimit Dhurata Hoxha ka deklaruar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës brenda vitit 2018. Ajo u shpreh se ministria që drejton është përkushtuar për plotësimin e kritereve dhe reformave që nevojiten për këtë proces.

“Ministria e Integrimit ka filluar t’i bëjë përgatitjet që Kosova në bazë të agjendës evropiane të reformave të prodhojë rezultate, pra, t’i kryejmë obligimet tona. Edhe në  kuadër të MSA-së, Kosova ka marrë përsipër një sërë veprimesh të cilat nënkuptojmë legjislacionin që duhet plotësuar dhe ndryshuar, si dhe reformat në fusha të ndryshme.

Pra, të gjitha këto, ne duhet t’i bëjmë gjatë vitit 2018, më pastaj do të krijojmë një momentum dhe në koordinim të ngushtë me partnerët tanë dhe me zyrën e BE-së, të përgatisim aplikacionin e Kosovës për statusin e kandidatit” deklaroi ajo. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër