PRISHTINE- Kosova ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, që në minutën e parë të ditës së sotme, me zotimet që “edhe në këtë fushatë dhe në ditën e zgjedhjeve do të reflektohet qytetari e korrektësi dhe do të punohet shumë që të mbrohet vota e qytetarëve, e shprehjes së vullnetit politik”.
Në këto zgjedhje lokale kosovare, të organizuara për herë të parë në gjithë territorin, edhe në veri, merr pjesë një spektër i gjerë gjithëpërfshirës politik e etnik me 103 subjekte politike. Shqiptare janë 50, 31 serbe, 3 turke, 9 boshnjake, 3 malazeze, 1 gorane, 2 nga komuniteti ashkali, 2 nga komuniteti rom, 1 parti politike egjiptase dhe 1 kroate.
Demokracia në Veprim për monitorimin e procesit të zgjedhjeve lokale në ditën e 3 nëntorit në Kosovë ka trajnuar dhe po trajnon 1600 vëzhgues, të cilët do jenë mes shumë vëzhguesve nga brenda e jashtë vendit.
Kjo fushatë e saponisur zgjedhore në Kosovë do të zgjasë 30 ditë pasi ende nuk janë realizuar reformat e paralajmëruara, me të cilat fushata pritet të jetë në një kohë gjysmë më të shkurtër.
Marrë nga "ATSH"
Redaksia Online

LAJMET MË TË VLERËSUARA