Nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, sot u nis në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, kontigjenti i dytë i ndihmave nga Kosova, kontribut i disa bizneseve vendore, në drejtim të zonave të përmbytura në Levan, në qarkun e Fierit.

Ndihma këtë herë konsiston në 200 krerë bagëti, ushqime, veshmbathje, miell si dhe ushqim për kafshët. Deri tani biznesi i Kosovës u ka dhuruar banorëve në nevojë mallra me një vlerë prej 260 mijë euro. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, falenderoi përzemërsisht bizneset kosovare për këtë ndjenjë të thellë solidariteti.

kosova ndihmat

Në 7 shkurt portën kufitare në Vërmicë-Morinë e kaluan 15 kamionë nga Kosova me ndihma për banorët e zonave të përmbytura në Shqipëri.

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë bënte të ditur se nga pika kufitare e Vërmicës biznese të ndryshme të Kosovës nisën drejt Vlorës ndihma në ushqime për banorët e dëmtuar nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)