PRISHTINË - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.
Me këtë rast, ministri Krasniqi ka prezantuar edhe projektet zhvillimore, të cilat sipas tij, planifikohet të realizohen gjatë këtij mandati me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZHR-së dhe Ambasadës së Italisë në Kosovë.
Ndërsa ambasadori Ferrarese ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
Ambasadori dhe ministri Krasniqi u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin me qëllim të konkretizimit të formave të bashkëpunimit mes kompanive nga Italia dhe prodhuesve e kultivuesve të produkteve bujqësore në Kosovë../ATSH/
/Shqiptarja.com