Asociacioni në Kosovë, Anton Berisha në Report Tv: Do të bëhet, Kurti është manipulant! Përplasja me Ramën? Ka kompleks inferioriteti

Kundërshtimin që Albin Kurti i bën krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovës, e njohur si Asociacioni, ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha, e konsideron si vijim të politikës së tij si manipulant tipik.

Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Berisha tha se Kurti do ta pranojë kushtin e vendosur nga aleati i madh SHBA ose do të ikë nga politika. Sipas tij bashkësia e komunave serbe buron prej pakos së Ahtisarit dhe ky ka qenë kushti i bashkësisë ndërkombëtare që Kosovës t’i pranohet pavarësia.  

Albin Kurti është një manipulant tipik ballkanik i politikës dhe përmes manipulimit ai edhe ka ardhur në pushtet. Një prej temave të tij kryesore ka qenë që ‘asociacioni nuk kalon’. Unë mendoj që ai asnjëherë nuk e ka pasur seriozisht por si një instrument për të ardhur në pushtet. Kurti e ka paraqitur si diçka të papranueshme. Ai ka bërë manipulime në të kaluarën si opozitar dhe tani i demanton si Kryeministër i Kosovës. Kjo patjetër që do të realizohet. Këtë e bëri të qartë edhe diplomati amerikan i cili e humbi durimin me Kurtin kur tha se një parti politike nuk mundet të pengojë obligimet ndërkombëtare të Kosovës. Nëse nuk bashkëpunon Kurti tha ai do të gjejmë aleatë të tjerët që ne të bashkëpunojmë. Pra, asociacioni do të bëhet dhe Kurti të vendosë vetë nëse do të vazhdojë politikën apo jo. Unë besoj që ky do ta pranojë pasi është manipulant tipik që ka vetëm një qëllim pushtetin. Dhe Kosovës as nuk e ndjen si vend të vetin”, tha politikani nga Kosova.

Anton Berisha u shpreh se Kurti jeton në një botë virtuale, edhe politika e tij është virtuale. I pyetur për njohjet ndërkombëtare që po i mungojnë Kosovës, Berisha tha se kjo është Qeveria me e dështuar në këtë drejtim.

“Këta janë fëminorë. Unë kam informata të sakta që në aplikimin e parë për në Këshillin e Evropës ata as nuk e kanë konsultuar Francën dhe Gjermaninë.  Këta nuk kanë parasysh fare që ka nevojë për lobim, aty ka struktura. Këta symbyllazi shkojnë dhe aplikojnë vetëm për të kënaqur disa analfabetë votues të tyre. Punojnë për vota dhe shkojnë prej dështimit në dështim. Asnjë njohje, asnjë përparim në organizatat ndërkombëtare dhe asnjë avancim që kur ata kanë ardhur në pushtet”, tha diplomati nga Kosova.

Në fund ai e pati edhe një koment për marrëdhënien e Albin Kurtit me Edi Ramën.

“Unë po mundohem të gjej një person që Kurti i ka marrëdhëniet e mira. Ai është njeri i polarizimeve të marrëdhënieve, me shqiptarët, me BE-në, me komunitetin serb, me SHBA etj. Gjeste të pacipa me raste. Me z. Rama ai ka një lloj kompleksi inferioriteti ndaj superioritetit të Ramës. Nga ana tjetër Rama me eksperiencë të gjatë e ka trajtuar ashtu si Kurti është në fakt, si një fëmijë i vogël”, tha ndër të tjera për Report Tv diplomati nga Kosova, ish zv. ministër i Jashtëm Anton Berisha.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 14/01/2023 00:59

    O Anton Bq Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar punon për serborus o analfabet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë

Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë