Federata e Futbollit të Kosovës e zhgënjyer me vendimin e FIFA-s për të mos lejuar kombëtaren e Kosovës që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare, ka thënë se do të kërkojë anëtarësimin në Federatën Botërore të Futbollit.
"Vendimi i komitetit ekzekutiv të FIFA-s është i rëndësishëm, sepse njeh rolin e Kosovës dhe pjesëmarrjen e saj në futbollin ndërkombëtar. Por, vendimi është zhgënjyes dhe jo shumë i kënaqshëm, sepse përjashton ekipin kombëtar për arsye të pashpjeguara", ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Komiteti ekzekutiv i FIFA-s, të premten, ka marrë vendim pozitiv vetëm për ekipet e të rinjve në Kosovë, ashtu si edhe për klubet amatore dhe ato të femrave.
Kosova, më parë, nuk ka kërkuar anëtarësim në FIFA, por Vokrri ka thënë se gjërat tani kanë ndryshuar.
“FFK do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në FIFA, çfarë është një hap i logjikshëm, pasi shumica e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur Kosovën”, ka thënë Vokrri.
/Shqiptarja.com