/ATSH-Behlul Jashari/- Pajtimi në parim PDK-LDK për koalicionin ndërpartiak "për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese", siç theksohet në marrëveshje, po pasohet me takimet e grupeve të punës për axhendën, programin dhe strukturën qeverisëse, si dhe për ndarjen e përgjegjësive.
"Kemi formuar grupet punuese, të cilat do të diskutojnë në orët dhe ditët e ardhshme, gjithçka do të jetë transparente, përgjegjësitë do të ndahen, tre kryesoret dhe të tjerat", ka deklaruar lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ndërsa lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka siguruar se, "me përkushtimin më të madh do të angazhohemi që të realizojmë synimet për një qeverisje të mirë të vendit, për ndërtimin e shtetit ligjor dhe për partneritet evropian".
Pas takimit të marrëveshjes PDK-LDK, të mbrëmjes së 19 nëntorit, priten edhe takime të tjera të dy liderëve të partive të koalicionit qeverisës, si dhe thirrja javën e ardhshme e rivazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të zgjedhjeve të 8 qershorit, pas dy ndërprerjeve në 17 korrik e 18 shtator.
Kryesuesja, deputetja më e vjetër, Flora Brovina, duke njoftuar shtyrjen e rivazhdimit të seancës konstituive që e kishte thirrë për 2 tetor, theksonte se bëhej "me qëllim të krijimit të hapësirës së mjaftueshme për tejkalimin e krizës politike dhe institucionale, në mënyrë që seanca të përfundojë me sukses".
Në rivazhdimin e seancës pritet të zgjidhen edhe kryetari dhe kryesia e Kuvendit edhe kryeministri dhe qeveria e re e Kosovës. Marrëveshja mes PDK-së me 37 deputetë dhe LDK-së me 30, gjithësej 67 deputetë të Kuvendit 120 anëtarësh, për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe qeverisë së re siguron numrat e mjaftueshëm të votave, të cilave u bashkohen edhe votat e 20 deputetëve të komuniteteve pakicë, prej tyre 10 serbë, të cilat komunitete sipas të drejtave të plota dhe afirmative të garantuara me Kushtetutën e Kosovës janë gjithënjë pjesë e qeverisë kosovare.
Pas marrëveshjes PDK-LDK, në opozitë mbesin VV me 16 deputetë, AAK me 11 dhe Nisma për Kosovën me 6 deputetë, gjithësej 33 deputetë.
Edhe pse zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014 ishin të parakohëshme, kryeministri Hashim Thaçi përmbushë të plotë mandatin e dytë, që është katërvjeçar, pasi zgjedhjet e kaluara u mbajtën para katër viteve - në 12 dhjetor 2010. Ato zgjedhje ishin të jashtëzakonshme pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës në 2 nëntor 2010, që ishte shpërndarja e parë në historinë e parlamentarizmit kosovar, e cila u pasua me të dytën në 7 maj 2014.
Në Kosovë, zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014, të vlerësuara ndërkombëtarisht një hap përpara në konsolidimin e demokracisë, ishin të pestat në liri, të dytat në pavarësi.
Në Kosovën e lirë nga qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 nëntor 2001, të cilat sollën për herë të parë edhe koalicionin-bashkëqeverisjen e spektrit të gjerë politik, ku ishin LDK dhe PDK. Fituesja e zgjedhjeve, LDK mori dy nga tre postet kryesore, presidentin dhe kryeparlamentarin, ndërsa partia e dytë PDK kryeministrin.
Në koalicionin e dytë PDK-ja ishte fituese e zgjedhjeve dhe mori postet e kryeministrit dhe kryeparlamentarit, ndërsa LDK postin e presidentit, në legjislaturën e tretë, e cila ka hyrë në histori me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, të njohur deri tash nga 108 shtete anëtare të OKB-së.
Qeveria e re e Kosovës e zgjedhjeve të 8 qershorit do jetë e treta ku në koalicion-bashkëqeverisje do jenë PDK dhe LDK, të cilat ditëve në vijim do ndajnë postet
/Shqiptarja.com