Kosova e Shqipëria, kalendari i
parë i përbashkët kulturo

Kosova e Shqipëria, kalendari i<br />parë i përbashkët kulturo
TIRANË- Është nënshkruar sot në Tiranë protokolli që themelon kalendarin e parë artistik dhe kulturor të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nënshkrimi i bë nga dy ministritë përkatëse të dy shteteve, atë të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës. Kjo në vijim të mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive në Prishtinë e Prizren në datë 22 nëntor të vitit të kaluar.

Gjithashtu, ministri i Kulturës së Kosovës, Memli Krasniqi  i ka propozuar homologes Kumbaro që të gjithë shqiptarët të festojnë së bashku 6-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Zbatimi i protokollit do të fillojë më 14 shkurt dhe do të vijojë në 4 vitet e ardhshme.
 
‘Kultura- Hapësira jonë e përbashkët”, u quajt takimi i u organizua në Galerinë Kombëtare të Arteve, me pjesëmarrjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve artistike e kulturore të dy vendeve. Në përfundim të takimit u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, qëllimi i të cilit është themelimi i kalendarit të përbashkët kulturorë vjetor, si dhe bashkërendimi i aktiviteteve kulturore mes dy vendeve tona.
 
“Në këtë tryezë për kulturën, besoj se unë dhe kolegu im Krasniqi nuk jemi aktorët më të rëndësishëm. I konceptoj, i mendoj, i ndiej si qarkullim të vlerave tona kulturore. Krijimi i itenerareve të përbashkëta do të bëhet jo me patetizëm patriotik por me ngjarje kulturore. Kultura është hapësira jonë e përbashkët. Askush nuk na i mbyll, askush nuk na i kufizon”, është shprehur ministrja Kumbaro.
 
Ndërsa ministri i Kulturës së Kosovës, Memli Krasniqi kërkoi nga institucionet shqiptare, “Të bashkohen në festimet e 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës”.

“Është nder dhe privilegj i veçantë, që këtë do e shënojmë me hapjen më të natyrshme të bashkimit tonë kulturor. Unë jam një prej tyre në skenën kulturore që vajtje- ardhjet në Shqipëri i kam bërë që në vitet ‘90. Sot është koha t’i japim një kuptim tjetër, ta institucionalizojmë. Një takim që shënon etapë të re për kombin tonë”, tha ministri Krasniqi, i cili theksoi se diçka e tillë ka angazhimin edhe të dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Sipas tij diçka e tillë do të krijojë një skenë më të mirë artistike dhe fuqizim të artistëve.
 
KALENDARI I PËRBASHKËT, AKTIVITETET
 
-Protokolli i Bashkëpunimi është në vijim të zotimit të dy qeverive për “Kalendarin e përbashkët kulturor” për katër vjet.
 
-Protokolli parashikon detyrim konkret për krijimin e kalendarëve të përbashkët kulturor çdo vit.
 
-Kalendari i përbashkët kulturor fillon menjëherë që në datën 14 shkurt.
 
-Ekspozita e Fototekës Marubi në bashkëpunim me Galerinë e Arteve të Prishtinës: “Objekti i lëvizshëm i një arkivi”- 14 shkurt, 2014 në Prishtinë. 

-Shfaqja për fëmijë  “Princesha Teuta” dhe Këngë e valle popullore dhe poezi të Qendrës Kombëtare Fëmijëve, Tiranë do të jetë në  Prizren, më 17 shkurt 2014 

-Në kuadër të përvjetoreve të Pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë, respektivisht në shkurt dhe nëntor, do të organizohen  shfaqje filmash në Prishtinë dhe Tiranë, të arkivit të filmit. 

-Botohet vepra e plotë e Jeronim De Radës-shoqëruar me aktivitetin promovues në Kozencë, Tiranë dhe Prishtinë 

-Do të botohet antologji e poezisë shqipe të shekullit XX, mbështetur nga të dy Ministritë 

-Shpallim sot angazhimin e përbashkët për mbështetjen e Festivalit të Gjirokastrës në vitin 2015. 

-Në vijim të angazhimit të dy qeverive, edhe Doku Festi është pjesë e këtij kalendari. 

-Në muajin mars për herë të parë vjen në Tiranë trupa e baletit dhe solistet e Teatrit të baletit të Prishtinës me shfaqjen “Dashuria që vret”. 

-Gjithashtu nga Prishtina vejn shfaqja “Ballo e Diplomës” 

-Angazhim konkret për përfshirjen e artistëve nga Kosova në projekte të TKOB në Tiranë 

-Kalendari kulturor përfshin hapësirë të përbashkët për filmin në festivalet prestigjioze si Berlinale dhe Kanë, viti 2015 

-Në muajin shtator Qendra Kombëtare e Fëmijëve do të organizojë shfqjen në Prishtinë dhe në Tiranë “Dy trëndafila një kurorë”. 

-Në artin pamor në Tiranë do të organizohet ekspozitë e Simon Shirokës. 

-Në Prishtinë një ekspozitë e Realizmit Socialist. 

-Konferencë vjetore një herë në Prishtinë dhe një herë në Tiranë për trashëgiminë kulturore materiale dhe jo materjae me tematika specifike. 

-Trajnime te perbashketa nga specialistet e Unescos dhe organizata të tjera. 

-Trajnime nga stafi i Bibliotekës kombëtare në Tiranë për specialistët në Prishtinë. 

-Pjesëmarrje e përfaqësuesve nga Kosova në aktivitetet  e Agjencisë të Shërbimit Arkeologjik 

-Premierë e përbashkët dhe produksion koreografik të ansamblit të këngëve dhe valleve popullore dhe ansamblit Shota ”Pazari i Korçës dhe Prizrenit”. 

-Më së paku shfaqja e një premiere në Tiranë dhe Prishtinë e Teatrove Kombëtarë. 

-Konferenca për dramaturgjinë në Tiranë 

Redaksia Online
(b.g/esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane