Kosova eksporton kryesisht në Indi, importon nga Serbia
PRISHTINË, 30 Prill/ATSH/.- Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin mars 2015 prej 171,8 milion euro krahasuar me deficitin prej 179,3 milion euro, në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksporti i mallrave në muajin mars 2015 kishte vlerën 26,3 milion euro, […]
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin mars 2015 prej 171,8 milion euro krahasuar me deficitin prej 179,3 milion euro, në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Eksporti i mallrave në muajin mars 2015 kishte vlerën 26,3 milion euro, ndërsa importi 198,1 milion euro, me një rritje prej (13.9%) për eksportet si dhe rënie prej (-2.1%) për importet, duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: (60.0%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.7%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (6.3%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (5.1%) produktet minerale, (4.4%) lëkurë dhe artikuj prej tyre, (3.3%) tekstil dhe artikuj tekstili, (3.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: (15.0%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.9%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (10.6%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (9.8%) produkte të industrisë kimike, (8.7%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (6.9%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (6.4%) mjetet e transportit, (5.8%) produktet bimore etj.
Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesor tregtarë janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me (29.1%) për eksport dhe (41.4%) për import, ndërsa vendet e CEFTA-së marrin pjesë me (37.2%) për eksport dhe (31.3%) për import, në raport me marsin e vitit 2015.
Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi (19.4%), Maqedoni (13.6%), Shqipëri (11.6%), Belgjikë (10.1%), Serbi (5.6%) etj.
Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (15.3%), Gjermania (11.7%), Turqia (9.7), Kina (8.8%), Shqipëria (7.1%), Italia (6.7%), Maqedonia (5.2%) etj./atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në punë mund të hasni disa pengesa...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
13 Janar, 07:02
-
Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve
12 Janar, 23:13
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43