'Kosova është Serbi', autorët e mbishkrimit, pjesëtarë të ushtrisë në Mal të Zi

'Kosova është Serbi', autorët e mbishkrimit, pjesëtarë të ushtrisë në Mal të Zi

Një nga provokimet e organizatave pro-serbe në Mal të Zi (Foto arkiv)

Dy nga tre personat e arrestuar në Kosovë për mbishkrimin "Kosova është Serbi" janë pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi. Konfirmimi erdhi të mërkurën nga  ministri i Mbrojtjes në Mal të Zi, Dragan Krapoviç.

"Momentalisht, të dy janë me pushim mjekësor dhe bëhet fjalë për pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të ushtrisë", tha Krapoviç në një komunikatë.

Policia e Kosovës arrestoi tre persona nga Nikshiçi për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në manastirin e Deçanit më 24 nëntor, mbanin mbishkrimin "Kosova është Serbi".

Gjykata Themelore në Pejë urdhëroi një muaj paraburgim për Rajko Krivokapiç (34 vjeç), Marinko Jovanoviç (24 vjeç), dhe Dragutin Llallatoviç (24 vjeç).

Prokurori në Pejë i akuzon ata për veprën penale "nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit".

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët