Kosova është vend burim dhe destinacioni i trafikut me njerëz

Kosova është vend burim dhe destinacioni i trafikut me njerëz
Kosova është vend burimi, destinacioni, por edhe vend tranzit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit seksual dhe që i nënshtrohen lypjes së detyruar, thuhet në raportin e Departmentit Amerikan të Shtetit mbi Trafikimin e Personave gjatë vitit 2012 që bën vlerësimin për vendet e ndryshme të botës. Lidhur me këtë dukuri në Kosovë, raporti thekson se shumica e viktimave të trafikimit seksual të shfrytëzuara në vend, janë qytetare femra të Kosovës. Lidhur me prostitucionin e ‘importuar’ raporti thotë se pjesamë e madhe janë gra të reja nga Evropa Lindore, si nga Moldavia, Shqipëria, Polonia dhe Serbia. Në trafikun e një prostitucioni të ‘eksportuar’ thuhet se gra dhe fëmijë nga Kosova i nënshtrohen prostitucionit të detyruar, martesave shfrytëzuese, dhe punës së detyruar në tërë Evropën. Ndërkaq rreth trajtimit të fëmijëve, raporti
thotë se ata si në Kosovë ashtu edhe ata të ardhur nga vendet fqinje shfrytëzohen për lypje të detyruar.
Raporti kritikon gjyqësorin dhe prokurorët si të paaftë për të ndjekur penalisht rastet e trafikimit, me ndëshkueshmëri të pamjaftueshme të autorëve të trafikimit si dhe  mosdënim të ndonjë zyrtari qeveritar, pavarësisht njoftimeve se ka pasur raste bashkëpunimi të tyre në trafikim.
Lidhur me angazhimin e organeve të pushtetit, raporti thotë se qeveria e Kosovës nuk përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikimit, ndonëse përpjekjet e saj kanë qenë të fuqishme si thirrja përmes medias ashtu edhe edukimi i të rinjve.
Raporti vëren këtë ‘përpjekjet domethënëse për ta arritur këtë,’ standard qoftë në zbatimin e procedurave operative ashtu edhe tek standardet minimale të kujdesin për viktimat e trafikut.
Ndër rekomandimet që i jepen Kosovës në raport, është inkurajimi për përpjekje më të fuqishme për të ndjekur penalisht, shpallur fajtor dhe dënuar autorët e trafikimit për seks dhe për punë të detyrueshme, përfshi edhe zyrtarët e përfshirë në trafikim; rritjen e trajnimeve specifike për trafikimin, të prokurorëve dhe të gjyqësorit, sigurimin
e mbrojtjes sociale për viktimat si dhe shtimin e hetimeve për veprat penale të punës dhe lypjes së detyruar në Kosovë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!

Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!