Përfaqësuesja e Kosovës është mundur nga Ukraina  në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me rezultatin 2:0.

Në ndeshjen e parafundit  të Eliminatoreve të Botërorit, Kosova mbetet në renditje  të fundit në grupin ku bënë pjesë duke marrë 1 pikë.

Goli i parë për ukrainasit ishte një dhuratë  që ju bë nga Leart Paqarada, i cili e dërgoi topin në portën e Kosovës në minutën e 60 të takimit.

Goli i dytë u shënua në minutën e  87, ndërsa Kosova  tregohet e pafuqishme për të treguar muskujt ndaj ukrainasit.

Një episod që la gjurmë në këtë takim ishte veprimi i Donis Avdijajt, pasi braktisi skuadrën në shenjë proteste ndaj trajnerit  Bunjaki, i cili nuk e futi titullar.
Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë me datë 9 tetor dhe kundërshtari  i saj do të jetë Islanda.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com