Kosova, harmoni ndërfetare vlerash
të krijuara ndër shekuj nga populli

Kosova, harmoni ndërfetare vlerash<br />të krijuara ndër shekuj nga populli
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, shtroi të premten iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, të udhëhequr nga Myftiu Naim Tërnava.

Kryeministri Mustafa, i uroi mirëseardhje mysafirëve dhe shprehu respektin e kujdesin e institucioneve të Kosovës për komunitetin mysliman dhe të gjitha komunitetet fetare në Republikën e Kosovës.

Duke folur për vlerat që përfaqëson muaji i shenjtë i Ramazanit dhe agjërimi gjatë këtij muaji, kryeministri Mustafa theksoi se kjo është periudhë e reflektimit dhe e përkushtimit për vlerat e humanizmit, solidaritetit, paqes e tolerancës.

Kryeministri Mustafa veçoi harmoninë ndërfetare në Republikën e Kosovës, si një prej karakteristikave të shoqërisë kosovare dhe vlerave të krijuara ndër shekuj nga populli i Kosovës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës