Kosova i jep me koncension
kompanisë franceze Brezovicën

Kosova i jep me koncension<br />kompanisë franceze Brezovicën
Kosova nënshkroi sot një marrëveshje investimi prej 409 milionë euro me një shoqëri franceze për qendrën e saj më të madhe të skive.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Hikmete Bajrami, nënshkroi të martën kontratën me një përfaqësues të shoqërisë franceze MDP Consulting Compagnie des Alpes, me vlerë 409 milionë dollarë të investimit për të zhvilluar një qendër turizmi në resortin kryesor të skisë në Kosovë, në Brezovicë.

“Synimi i projektit të Brezovicës ishte të tërhiqej një investitor serioz për projektimin,  ndërtimin dhe financimin e hapësirës së zhvillimit,” tha Bajrami.

Kontrata do të fillojë zbatimin në gjashtë muaj, pasi të jetë rënë dakord për detajet e planit.

Bajrami tha se marrëveshje do të dërgojë një sinjal te investitorët e tjerë, duke provuar se ‘Kosova është e sigurt për investime të huaja”.

“Gjithashtu do të ketë një ndikim direkt në punësim dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, veçanërisht në komunën Shtërpcë,” përfundoi ajo, duke shtuar se rreth 4 mijë vende të reja pune mund të krijohen.

Pascal Roux, që përfaqësoi shoqërinë franceze, tha se Brezovica do të jetë më shumë se një qendër skie dhe se resorti malor do të funksionojë 12 muaj në vit.

Pavarësisht se investimi u mirëprit nga qeveria e Kosovës, lajmërimi një javë më parë se do të nënshkruhej kontrata e investimit shkaktoi shqetësim mes komunitetit serb të Kosovës.

Resorti, që kryesisht u ndërtua në periudhën jugosllave ndodhet në komunën me shumicë serbe në Shtërpcë. Shumica e ekonomisë në komunë është e lidhur me resortin, dhe popullata serbe trembet se një investitor i huaj mund të nxjerrë nga loja pronarët e bizneseve vendase.

Kreu i zyrës qeveritare serbe për Kosovën, Marko Djuriç, tha të martën se pavarësisht se Beogradi nuk ishte kundër investimeve në qendrën Brezovicë, ata duhej të zbatoheshin në marrëveshje me ata që zotërojnë prona atje.

“Është e papranueshme që çdo plan për Brezovicën të zbatohet nëse pengon objektet ekzistuese, apo nëse ndodh ndonjë shpronësim i detyruar apo të paligjshëm të tokës apo nëse do të ndryshojë përbërjen e etnike të forcës së punës,” tha Djuriç./shekulli/

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023