Kosova i përgjigjet Asad:
Nuk jemi oaz stërvito

Kosova i përgjigjet Asad: <br />Nuk jemi oaz stërvito
KOSOVE- Qeveria kosovare i është përgjigjur sot pretendimeve të presidentit sirian Bashar al Asad se Kosova shërben si vend trajnimi për opozitarët sirianë.
Përmes një deklarate zv kryeministri kosovar Hajredin Kuci është shprehur se vendi i tij nuk është oaz stërvitor për ushtritë e huaja.
"Dhuna është krijuar në Siri dhe duhet të zgjidhet në Siri" është shprehur numri dy i qeverisë kosovare.
Zv kryeministri Kucio ka shtuar më tej në deklaratën e tij se Kosova ka një prezencë ndërkombëtare, KFOR dhe EULEX që janë përgjegjës për sigurinë dhe nëse do kishte informacione të tilla ato do t'i dispononin.
Kosova krijon paqe dhe stabilitet. Kosova nuk prodhon kriza. Unë besoj që edhe rasti konkret, dhuna, është prodhuar në Siri dhe duhet të zgjidhet në Siri”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron