/ATSH/. - Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se është thellësisht e tronditur me aktin e sotëm terrorist në Paris, Francë.

"Qeveria e Republikës së Kosovës dënon në mënyrën më të fuqishme këtë akt barbar dhe qyqar ndaj qytetarëve francezë, policisë dhe gazetarëve", thekson deklarata e bërë pak më parë.

"Në këto momente të rënda, ne shprehim ngushëllimet më të sinqerta, dhe sigurojmë që populli i Kosovës qëndron pranë popullit francez në luftën kundër terrorit, dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë", përfundon deklarata e qeverisë kosovare