Kosova: Ilaçet e kancerit u blenë
8-fish më shtrenjë, 100 herë falje

Kosova: Ilaçet e kancerit u blenë<br />8-fish më shtrenjë, 100 herë falje
TIRANE - Ilaçet për pacientët më tumor janë blere 8-fish më shumë se çmimi që duhet të ishte nga spitali onkologjik. Këtë fakt e ka bërë publik vetë kreu i Shëndetësisë Halim Kosova, ndërsa ka urdhëruar bllokimin e tenderit të zhvilluar.

Procedurat për blerjen e medikamenteve pritet të përfundojnë brenda 15 majit. “Për hir të rëndësisë që ka nuk mund të pranoj që një ilaç në onkologjik të shitet tetëfishin e normës që duhet të jetë.

Dhe do t’iu kërkoj 100 herë falje pacientëve. Duke filluar që sot (dje) ka nisur puna për furnizimin me barna në mënyrë që të mos mungojë asgjë ndërkohë që tenderi kryesor pritet të përfundojë të gjitha procedurat brenda datës 15 maj.

Fatmirësisht kemi në dispozicion fonde të cilat arritëm t’i kthejmë nga rruga e nisur që ishte një rrugë jo për pacientin dhe këto fonde po i përdorim dhe mirëmenaxhojmë në dy drejtime së pari të plotësohen nevojat urgjente në spitale sidomos për këtë kategori të sëmurësh por dhe për të gjithë të tjerët dhe e dyta tenderi do të jetë mese transparent” u shpreh Kosova.

Ministri gjithashtu ka folur edhe për urdhrin e tij më të fundit, në lidhje me rikthimin e shefave të shërbimit në QSUT. Sipas tij, vendimi ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm dhe se procesi ka qenë transparent.

"Vendimi i dytë i Këshillit të Ministrave për krijimin e universitetit mjekësor të Tiranës na krijon akoma më shumë mundësi për të bërë dhe përzgjedhjen e strukturave të domosdoshme në të mirë të fakultetit, studentëve dhe pacientëve", tha Kosova.

Këto deklarata ministri Kosova i ka bërë dje gjatë prezantimit të nismës më të fundit që do të zbatohet në spitale për raportimin e incidenteve në spitale.

Ky projekt synon ngritjen e një sistemi ku pacientët të raportojnë të gjitha incidentet e rënda, dëmtimet apo rreziqet të lidhur me punën e tyre, brenda 24 orëve,do të fillojë të zbatohet shumë shpejt në të gjitha spitalet e vendit.

Në një takim me drejtues të spitaleve, Ministri i Shëndetësisë z. Halim Kosova ka njoftuar ngritjen e këtij sistemi të cilit i jepet mbështetje e plotë nga USAID.

Ndërkohë që shumë shpejt sipas Ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova, drejtuesit e spitaleve do të marrin detyrat për pikat e ndërhyrjes në të gjitha spitalet rajonale të vendit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj pacientit.

Ky program i ri pritet të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimit që spitali i ofron pacientit. Njoftim të hershëm në lidhje me të gjitha llojet e ankesave, parandalimin dhe mospërsëritjen e ngjarjeve të padëshirueshme, përmirësim të imazhit të spitalit dhe përdorim të burimeve në mënyrë efikase.

“Po punojmë që të rregullojmë të gjitha hallkat duke bërë të mundur që në spitalet tona në sistemin tonë shëndetësor zot të jetë pacienti. Rruga që kemi nisur është rruga e rritjes së cilësisë së shërbimit për të ofruar atë që duhet për pacientin.

Ilaçi për të rregulluar të gjithë sistemin shëndetësor është transparenca” është shprehur ministri i shëndetësisë z. Kosova në prani të drejtuesve të spitaleve rajonale.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK