Kosova kërkon heqjen e skanimit
të konteinerëve

TIRANE- Oda Ekonomike e Kosovës i ka dërguar një “peticion” Kuvendit të Shqipërisë dhe qeverisë së saj, duke kërkuar eliminimin urgjent të dy pengesave doganore. “Duket që, për 15 vite, flasim vetëm fjalë të bukura, bëjmë shoë para mediave dhe mbetemi me kaq.

Aktualisht janë dy probleme shumë shqetësuese për bizneset e Kosovës: çertifikatat fitosanitare të prodhimeve të Kosovës dhe problemi tjetër - akoma më i madh - skanimi i të gjitha importeve dhe eksporteve, që bëhen për në Shqipëri apo që kalojnë tranzit nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë. Këto dy probleme po bëhen ‘dënimi me vdekje’ i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve dhe investimin mbi dy miliardë euro të bërë për rrugën nga Prishtina deri në Durrës e shumëzojnë me zero. Nëse për të parën kryeministri Rama ka premtuar që do të rishikohet dhe që çdo prodhim kosovar nuk duhet të qëndrojë më shumë se 20 minuta në terminal, për të dytën shenjat nuk janë të mira”, thuhet në letrën e tyre.

Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që të gjejnë modalitet e duhura ligjore për të eliminuar këtë pengesë që ka efekt imediat mbi bizneset tona dhe konsumatorët tanë. Vetëm pagesa 39 € për deklaratë doganore llogaritet t’ju kushtojë bizneseve Kosovare mbi 2 milion euro në vit sipas specialistëve. Kjo do ta bënte tregun e Shqipërisë joatraktiv për bizneset kosovare dhe shumë të shtrenjtë. Po kështu do t’i drejtonte importet tranzit për të gjetur rrugë të reja transporti për në Kosovë, jashtë Shqipërisë.
 
Kosova
Ndërkohë, qeveria e Republikës së Kosovës miratoi vendimin për ngritjen e një task–force ndërinstitucionale për lehtësimin e lëvizjes së personave, mjeteve dhe mallrave në kufirin Kosovë-Shqipëri. Task Forca përbëhet nga drejtori i Doganave (kryetar), kryeshefi i Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë, drejtori i Kufirit në Policinë e Kosovës, etj. Në mbledhjet e Task Forcës Ndërinstitucionale, në varësi të çështjeve që trajtohen, do të ftohen të marrin pjesë edhe përfaqësues të agjencive qeveritare për zbatimin e ligjit.

Shkrimi u përditësua në 25 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet