Kosova krahasohet me Irlandën e veriut

Kosova krahasohet me Irlandën e veriut
Duhet të ketë bisedime me përfaqësuesit serbë të pjesës veriore të Kosovës, që ata t’i shfrytëzojnë të drejtat dhe liritë e veta që i kanë edhe me kushtetutë dhe me ligjet e Republikës së Kosovës, ka thënë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, pas takimit që pati me homologun e tij nga Irlanda e Veriut, William Hay. 

Kreu i Kuvendit të Kosovës ka thënë se janë të vetëdijshëm se në veri të Kosovës ekziston një problem, por ka shtuar se janë të bindur se oferta e institucioneve të Republikës së Kosovës, e cila buron nga dokumenti i presidentit Ahtisaari, është një ofertë e mirë që hap perspektivë për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Ai ka shtuar se duhet të bisedohet me përfaqësuesit e serbëve, në pjesën veriore të Kosovës, në mënyrë që ata t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës. 

“Irlanda e Veriut dhe Kosova kanë kaluar të dyja nga periudhat e konfliktit, por kemi shumë gjëra të tjera të përbashkëta dhe po ashtu Irlanda dhe Kosova kanë përafërsisht shtrirje të njëjtë gjeografike edhe numër të përafërt të popullatës. Edhe kuvendet tona kanë po ashtu numër të ngjashëm të deputetëve dhe kemi përvoja të reja të ngritjes së institucioneve, por kemi edhe një varg çështjesh të mbetura nga e kaluara për t’u trajtuar, që burojnë nga periudha të gjata konfliktesh. Kemi shumë probleme nga për të zhdukurit, çështje të shumta ekonomike”, tha kryeparlamentari i Irlandës së Veriut, William Hay.


Edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi gjeti të përbashktën në mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës. 

“Dy personalitetet e mëdha të botës që i kanë ndihmuar proceset në Kosovë, presidenti Klinton dhe kryeministri Toni Bler, kanë ndihmuar proceset politike edhe në Irlandën e Veriut”, tha Krasniqi duke e vlerësuar vizitën e homologut të tij si një nismë e mirë për fillimin e bashkëpunimit ndërshtetërorë në fusha të ndryshme. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket investigimi i Rai 3 për Shqipërinë?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hezbollahu merr përsipër sulmin me dron në veri të Izraelit! Lideri i Hamasit: Pro çdo marrëveshjeje që sjell përfundimin e luftës

Lufta/ Hezbollahu merr përsipër sulmin me dron në veri të Izraelit! Lideri i Hamasit: Pro çdo marrëveshjeje që sjell përfundimin e luftës