Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, sot në një konferencën për media, bëri të ditur detajet e vizitës të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, i cili në krye të një delegacioni do të vizitojë nesër Kosovën.
Kreu i KOK-it Hasani tha se "ndjehet i privilegjuar që jo vetëm ai, por gjithë Kosova, që një njeri i fuqishëm i sportit botëror do të vizitojë vendin tonë, e ku sipas Hasanit, delegacioni i KON nga afër do të njihet me KOK-un, anëtarin më të ri të KON-it, me sportistët tonë, infrastrukturën sportive, si dhe institucionet e Kosovës përfshirë këtu presidenten e shtetit, Atifete Jahajga, kryeministrin Isa Mustafa, Ministrin e Sportit, Kujtim Shalën.
"Gjatë vizitës Presidenti Bach dhe deleagcioni që ai kryeson do të vizitojnë Komitetin Olimpik të Kosovës, anëtarin e tyre më të ri për të parë se si është organizuar ku komitet, për të parë statusin e Komitetit Olimpik në shoqërinë kosovare, për t'u takuar jo vetëm me presidenten e shtetit, kryeministrin, ministrin për sport, por ata duan t'i takojnë edhe përfaqësuesit e federatave, ata duan t'i takojnë edhe sportistët që ka Kosova, e në veçanti Shpresat Olimpike që ka Kosova për 'Rio 2016', por edhe të rinjtë, që ne i konsiderojmë shpresa olimpike, që janë nën përkujdesjen e qeverisë së Kosovës, si dhe do të takohen edhe me përfaqësues të federatave dhe sponsorët", theksoi Hasani.
Për nder të vizitës së delegacionit të KON, vijoi Hasani, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe bordi i saj, ka vendosur që të organizojë vrapimin për Ditën Olimpike, ku do të vrapojnë fëmijët e lindur në vitin 2008, pra vit i lidhur me Pavarësinë e Kosovës.
Sipas Hasanit, ky është edicioni i katërt që këta fëmijë që vrapojnë për Ditën olimpike.
Hasani theksoi se KOK-u zakonisht këtë aktivitet sportive e ka mbajtur më 23 qershor në Ditën Ndërkombëtare të themelimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë, por për të nderuar presidentin Bach dhe delegacionin e tij, është vendosur që kjo ditë të mbahet më 18 prill në orën 10:00.
Presidenti Hasani thotë se pas 31 vitesh, një president i KON viziton Ballkanin, e kësaj radhe Kosovën./KosovaPress//atsh/
/Shqiptarja.com