Kosova “ngec” edhe në sport!
Topi tani në fushën e politikës

Kosova “ngec” edhe në sport! <br />Topi tani në fushën e politikës
Ministri i Sportit, Memli Krasniqi po punon për hapat e radhës, pas pranimit të pesë federatave olimpike me të drejta të plota në federatat përkatëse ndërkombëtare. Ai insiston se tani topi është te politika. Krasniqi vlerëson se kur të jetë momenti më i mirë, Komiteti Olimpik i Kosovës do të aplikojë për pranim në atë ndërkombëtar. Ministri premtoi se do të bëjë çmos, që t’ua mundësojë sportistëve kosovarë pjesëmarrjen në Olimpiadë.

Ministri i Sportit, Memli Krasniqi, në bashkëpunim me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, po i bëjnë të gjitha përpjekjet, në mënyrë që KOK-u të pranohet përfundimisht në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe që sportistëve kosovarë t’u hapen dyert e pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare.

Pas pranimit të pesë federatave olimpike me të drejta të plota, ata e përmbushën kushtin teknik të IOC-së, prandaj ministri pret që të ketë zhvillime pozitive në aspektin politik, i cili do ta ndihmonte edhe ndërkombëtarizimin e sportit në vend. Mbledhja e radhës e Bordit të IOC-së është parashikuar të mbahet më 23-25 maj në Quebec të Kanadasë. Krasniqi dhe Hasani nuk janë të vendosur ende nëse KOK-u do të aplikojë apo jo këtë radhë.

“Ne e përmbushëm kriterin teknik, ndërsa tash çdo gjë varet nga rrafshi diplomatik. Shpresojmë të kemi sa më shumë njohje, si shtet, pasi tash jemi në dorë të kriterit politik. Neve na është thënë që duhet të jemi të pranuar nga faktori ndërkombëtar, pa u cekur se duhet të jemi pjesë e OKB-së. Prandaj, do ta presim momentin më të volitshëm, për të aplikuar”, deklaroi fillimisht ministri.

Nëse jo në mbledhjen e Quebecut, Krasniqi njoftoi se KOK-u mund ta shfrytëzojë mundësinë e dytë, e cila do të jetë në prag të fillimit të Olimpiadës, kur edhe mblidhet IOC-i në Londër. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës