Shqipëria dhe Kosova nisën pozitivisht rrugën e gjatë të bashkëpunimit në kuadër të zhvillimit të futbollit në nivel ndërkombëtar. Pas deklaratave të pas ndeshjes mes dy trajnerëve se mes dy ekipeve përfaqësuese do të ketë bashkëpunim të ndër sjelltë sa herë që të jetë e nevojshme ka ardhur edhe prova e parë. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj pas konsultimit me trajnerin De Biasi ka vendosur që të veshë fanellën e ekipit të Kosovës për ndeshjen me Senegalin.
Mavraj, ashtu sikur edhe Debatik Curri ishin në listën e trajnerit italian De Biasi për ndeshjet miqësore që do të zhvillojë Shqipëria në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e kampionatit Europian 2016. Humbja e thellë e Kosovës përballë Turqisë nxori në pah shumë probleme në prapavijë për ekipin më të mirë në Europë dhe botë dukë sjellë edhe vendimin që kosovari Mavraj të pranonte që të luante për vendin e tij të lindjes.
Kosova në miqësoren kundër Senegalit do të jetë pa pesë lojtarë që u paraqiten kundër Turqisë. Kjo bëri që trajneri Bunjaku të fitonte përpos Mavrajt edhe Armir Rrahmanin, i cili luan me Partizanin dhe ka marrë pasaportën shqiptare. Rrahmani është një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit shqiptar të futbollit dhe shumë shpejt mund të zërë edhe një vend të padiskutueshëm në kombëtare përkrah Canës dhe Mavrajt. “Meqenëse kishim 5 mungesa për ndeshjen me Senegalin, kam ftuar në Mërgim Mavarajn dhe Amir Rrahmanin.
Gjatë këtyre dy ditëve do të mundohem të gjej edhe dy lojtarë të tjerë, për t’i zëvendësuar ata që mungojnë”, tha Bunjaku. Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Vokrri ka deklaruar se në muajin tetor më datën 9 përfaqësuesja do të luajnë në Nju Jork kundër Panamasë dhe më 12 tetor në Çikago me Kanadanë. Nga këto dy ndeshje do të përfitojë 100 mijë euro. “Në muajin tetor, Kosova do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo jo kundër tyre, por do të zhvillojë më 9 tetor kundër Panamasë, në Nju Jork, në Red Bull Sarena Stadium, dhe me 12 tetor në Çikago kundër Kanadasë” shprehet Vokrri.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com