TIRANE- Deputeti socialist Pandeli Majko komenton në profilin e tij në facebook deklaratën e fundit të presidentit serb Tomislav Nikoliç në një intervistë për median serbe se “Nëse Prishtina provokon, Kosovën do ta marrim edhe me luftë” apo “...OKB nuk e kanë dërguar KFOR-in në Kosovë që të pushtojë territore”. Ai i quajti deklaratat e presidentit serb provokative në një kohë që Ban Ki Moon, sekretari I Përgjithshëm i OKB-së ndodhet në një tur vizitash në Ballkan.
Duke publikuar një poster ku duken fotot e Mlladiç, Karaxhiç e Millosheviç, ish kryeministri Pandeli Majko shkruan “Uroj, që presidenti Nikolic të mos bëhet pasardhës i personave të këtij “posteri”...Historia ka ironi kur përsëritet. Në se herën e parë është tragjedi, ajo e dyta bëhet komedi...”
/Shqiptarja.com