Kosova ende mbetet vend burimi dhe tranziti i trafikimit të qenieve njerëzore, u theksua sot gjatë një tryeze të organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trafikimit të qenieve njerëzore.
Sipas KosovaPress, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se "institucionet e Kosovës janë të gatshme të bëhen pjesë aktive e politikave dhe planeve të shteteve të zhvilluar për të luftuar me seriozitet dhe përkushtim trafikun e qenieve njerëzore".
Sipas Rexhepit, në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit ka rënie të personave të trafikuar. "Trafikimi me njerëz sot konsiderohet si skllavëri moderne, shkelje e rënd e të drejtave të njeriut dhe krim i rëndë i natyrës transnacionale. Andaj me të drejt luftimi i kësaj dukurie kërkon mobilizim, përkushtim dhe bashkërendim të veprimeve të të gjithë akterëve relevant. Është koha e fundit që kjo formë e degradimit dhe vlerave dhe moralit njerëzor të ndaloj dhe të largohet kjo njollë e historisë moderne të njerëzimit", theksoi Rexhepi.
Ai shtoi se duke pasur në fokus mirëqenien e viktimave të këtij krimi të rëndë, MPB-ja ka në fuqi ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen e trafikimit të njerëzimit, ndërsa drejtoria për hetimin e trafikimit me njerëz që funksionon në Policinë e Kosovës, ka qenë dhe vazhdon të jetë e angazhuar në parandalimin dhe zbulimin e trafikantëve me njerëz.
Përfaqësuesja e Qendrës për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, Keti Dedolli, tha se "nga janari i vitit 2000, kur kemi filluar punën si qendër, kemi asistuar afërsisht 700 viktima të trafikimit".
Ndërsa, koordinatori Nacional Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Sasa Rashiq, u shpreh se "është i dukshëm partneriteti mes të gjitha institucioneve të sektorit jo qeveritar, përmes bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të njerëzve dhe këtë bashkëpunim duhet të vazhdojnë dhe intensifikojnë në periudhën e ardhshme, posaçërisht në identifikimin e viktimave, rehabilitimin, dhe riintegrimin e tyre në shoqërinë kosovare".
Përfaqësuesi i zyrës së BE-së, në Kosovë, Tomas Gnocchi, tha se "Kosova vazhdon të jetë një vend i origjinës, tranzitit dhe destinacionit të trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës". "Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e ligjit për parandalimin dhe luftimin e trafikimin me qenie njerëzore, veçanërisht në lidhje me kompensimin e viktimave dhe fondeve të qëndrueshme për strehim", nënvizoi Gnocchi.
ATSH
/Shqiptarja.com