Kosova mbetet kushti kryesor në
negociatat Bashkim Europian–Serbi

"Fillimi i negociatave për anëtarësimin Serbisë në BE është ngjarje e rëndësishme, por autoritetet e Beogradit që sa më shpejt të bënë reforma të dhembshme", ka thënë eksperti britanik për çështjet e Ballkanit James Ker Lindsay.

Ker Lindsay, për mediat e Beogradit ka theksuar se çështja e Kosovës është elementi kryesor i gjithë procesi të negocimit për anëtarësim. “Do të zhvillohen bisedime se si do të zgjidhet kjo çështje”, ka thënë ai.

Negociata BE-Serbi fillojnë më 21 janar. Më herët ishte njoftuar se negociatat BE–Serbi nuk do të fillonin pa u zhvilluar edhe një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç.

Kryeministri serb ishte deklaruar kundër këtij takimit që do t’i paraprinte nismës së negociatave. Takimi Thaçi–Daçiqç është caktuar të mbahet më 27 janar dhe temë trajtimi në të pritet të jetë gjyqësia në veri .

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti