Kosova zhvilloi sonte ndeshjen e fundit në “Loro Boriçi”  për këtë fazë kualifikuese të botërorit “Rusi 2018”.

Me këtë rast tifo grupi që mbështet përfaqësuesen e Kosovës, “Dardanët”, kanë falenderuar Shkodrën për mikëpritjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës gjatë këtyre ndeshjeve .

Nëpërmjet një banderole të shfaqur para fillimit të ndeshjes ku shkruhej “Faleminderit Shkodër”.

Falenderim zyrtar kanë bërë edhe në rrjete sociale me të një postimi ku kanë shkruajtur:
 
“Faleminderit Shkodër. Sot luajmë për herë të fundit në “Loro Boriçi”. Na dha shumë momente të mira ky qytet i bukur. Na mundësoi ta shohim Përfaqësuesen e Kosovës”.

Kosova u mund në këtë ndeshje nga Ukrahina me rezultatin 2-0 pavarësisht lojës së bukur dhe rasteve të shumta që krijuan, sulmuesit e Kosovës nuk arritën të shënojnë.

Kosova renditet e fundit në grupin I, më vetëm një pikë.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com