TIRANE - Bashkia ka detyrim t’i përgjigjet shqetësimit të çdo banori të saj. Ndërsa ka takuar banorë të komunitetit egjiptian në njësinë numër 4, kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës Halim Kosova u zotua se me drejtimin e bashkisë nga ana e tij do të ketë vëmendje të veçantë për këta banorë. Kosova i ftoi ata të organizohen për të kërkuar të drejtat e tyre.
"Varfëria ekstreme, ku njeriu çohet në mëngjes ose shtrihet për të fjetur dhe nuk ka çfarë ti japë fëmijëve për të ngrënë, jam i sigurtë që është një terren i përshtatshëm nga parti ose politikanë të caktuar për të blerë votën. Puna e parë, nuk duhet të guxojë asnjë njeri që të vendosë dorë te lekët e shtresës më të varfër që ekziston në vendin tonë, siç jeni ju. Bashkia ka detyrimet e veta karshi çdo qytetari në gjithë territorin e saj dhe unë jam angazhuar që çdo banor duhet të gëzojë të njëjta të drejta në qytetin e Tiranës. Bashkia ka menduar të ngrejë një zyrë juridike që do të jetë përkrah meje, në mënyrë që të mbledhë të gjithë problemet e qytetarëve dhe ekspertët, juristët e kësaj zyre të bashkisë do të gjëmojnë dhe do të vrapojnë për të zgjidhur problemet që keni ju. Pra filloni, përgatituni midis jush që për këtë lagjen këtu të keni një zë të fortë. Kur them një zë të fortë, jo një njeri. Po bëhuni disa burra dhe disa gra me kurajo që mblidhni dhe mendime të të tjerëve, që t’iu kem përkrah, pra për të zgjidhur dhe për të mbajtur nën kontroll që ato që do nis unë nga bashkia, t’iu vinë ju, t’iu përkthehen ju në të mirë apo jo”- tha Kosova në fjalën e tij.
Kandidati për kryebashkiak ka parë nga afër kushtet e jetesës së komunitetit egjiptian në njësinë 4. Kosova u kërkoi banorëve të organizohen e të kërkojnë me ngulm të drejtat e tyre ndërsa siguroi se bashkia do të mbajë detyrimet e saj për çdo banor të qytetit.
“Desha asistencë, jam me dy fëmijë me të meta mendore edhe ato një herë na i vendosin një herë jo. I heqin. Edhe asistencën na e kanë hequr, edhe drita na kanë sjellë nga 30 milionë lekë. Me çfarë do t’i paguajmë ato drita ne?”, është shprehur një banore përpara kandidatit të djathtë.
Kandidati demokrat vijon takimet me qytetarët tashmë me propozimet konkretet të programit të tij për drejtimin e bashkisë së Tiranës.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO