Kandidati i PD për Tiranën Halim Kosova premton se  do të minimizojë tarifat bashkiake për pensionistët.
Gjatë një takimi me pensionistë dhe gra në njësinë 5 në kryeqytet ku bisedoi për zgjidhjen e problemeve të tyre, Kosova tha se do të ulë taksat për pensionistët dhe biznesin.
 
“Do të ulen taksat për biznesin, për të krijuar më shumë vende pune. Jam i angazhuar që në krye të një stafi që do të ecë se s’bën me ritmin tim, se nuk ka rrugë tjetër, do të jemi në shërbim të qytetarëve të Tiranës, për të bërë më të mirën e mundshme për individin, për lagjen dhe gjithë qytetin”, tha Kosova.
 
Kosova deklaroi gjatë takimit se në krye të Bashkisë ai do të kërkojë mundësi për lehtësime si dërgimi i ilaçeve të pensionistëve në shtëpi, ofrimin e shërbimeve për ta në derën e shtëpisë së tyre.
 
Për Kosovën është rëndësishmë kthimi në realitet i projekteve që hidhen në letër.
 
“Çfarë ka qenë në letër dhe ka për të qenë për të mirën e qytetarëve, këtë letër e kam bërë realitet. Ky është problemi në Shqipëri, në qoftë se shikon kur të prezantojnë programe, ti thua sa shumë kemi ecur. Kur vjen problemi për ta bërë realitet aty ngec pastaj. Ne e kemi këtë si pikë synim që të ketë një administrator, ndoshta jo një administrator për një pallat, por për një grup pallatesh të caktuara”, tha Kosova.
kosova
kosova
  Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)