Kosova me prefiksin e Shqipërisë
+355 do të thëras edhe Prishtinën

Kosova me prefiksin e Shqipërisë<br />+355 do të thëras edhe Prishtinën
KOSOVE - Kuvendi i Kosovës miratoi sot rezolutën për ndryshimin e prefiksit kombëtar në +355.

Sipas Rezolutës së miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë vendim për zëvendësimin e tri kodeve telefonike aktuale, atë të Serbisë +381, atë të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386, që i shfrytëzon Kosova me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë.

Rezoluta e paraqitur nga Agim Kuleta u miratua me shumicë votash nga kuvendi i Kosovës.

Ky konsiderohet një hap mjaft i rëndësishëm për Kosovën dhe qytëtarët e saj pasi ndryshimi i prefiksit ka përparësi përsa i përket aspektit politik, ekonomik si dhe aspektit të sigurisë.

Vendimi për ndryshimin e prefiksit, vjen pasi deri më tani Kosova nuk ka patur një kod të sajin kombëtarë, por ka përdorur prefikse të huaja, si ato serbe, sllovene dhe franceze.

Sipas qeverisë së Kosovës, shfrytëzimi i këtyre prefikseve ka sjellë humbje të mëdha financiare. 

Por, në bazë të rezolutës brenda një kohe shumë të shkurtër duhet të nisin negociatat me Republikën e Shqipërisë. Në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë se sa respektimi i tyre deri në fund atëherë sipas rezolutës këto kontrata duhet të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre dhe të mos vazhdohen më tutje.

Duke qenë se Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së apo UNT-së (Unionit Ndërkombëtarë për Telekomunikacionin), ajo nuk mund të ketë një prefiks të sajin.

Duke patur parasysh koston e lartë të shfrytëzimit të kodeve të huaja gjithashtu lëvizjet e shumta të qytetarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë si dhe anasjelltas, qeveria e këtij vendi morri vendimin për zëvendësimin e kodit telefonik +355. 

TEKSTI I REZOLUTES SE VOTUAR NE KUVENDIN E KOSOVES

Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6, paragrafi 1 dhe të nenit 52, pika 2, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
- Duke qenë se Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e OKB-së dhe UNT-së (Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion; angl. ITU), e rrjedhimisht nuk mund të ketë kod të vetin telefonik,
- Duke i pasur parasysh humbjet e mëdha financiare (qindra milionëshe) të cilat i ka pësuar dhe i pëson Republika e Kosovës nga shfrytëzimi i kodeve të huaja telefonike: të Monakos, Serbisë, e Sllovenisë,
- Duke e pasur parasysh koston e komunikimit midis qytetarëve që janë shfrytëzues të kodeve të ndryshme telefonike brenda vendit tonë,
- Duke qenë se lëvizjet e shumta të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë dhe anasjelltas kanë bërë që intensiteti i komunikimit midis tyre përmes rrjetit telefonik të rritet, ndërkohë që kostoja e këtij komunikimi, për shkak të kodeve të ndryshme, është shumë e lartë,
- Duke e pasur parasysh mundësinë serioze të cenimit të sigurisë shtetërore,

Në seancën plenare të datës 30 gusht 2012, miratoi këtë:

R E Z O L U T Ë

1. Qeveria e Republikës së Kosovës, të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.
2. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, brenda një kohe shumë të shkurtër, t’i iniciojë negociatat me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
3. Në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë për vendin sesa respektimi i tyre deri në fund, këto kontrata të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre, por ato të mos vazhdohen më tutje.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi