TIRANË - Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova gjatë një takimi me studentët theksoi se bashkia do të marrë 5.2 milionë dollarë kredi për çeljen e bizneseve të reja.
“Bashkia, garante për marrjen e kredisë, pasi me pune e dinjitet shijohet më mirë fitorja”,-tha Kosova.
Gjithashtu Veliaj premtoi se bashkia do të hap një portal online që do të mundësojë punësimin e të gjithë atyre që janë në kërkim të një pune.
“Kudo që shkoi, kryefjalë është punë. Por në ka shifër që nuk ta them është ai i punësimit, pasi ju keni dëgjuar shifra marramendëse. Kam ndërruar dhe logon e fushatës; Punë, jo fjalë. Unë i shoh sytë e njerëzve dhe po të them ndonjë shifër për punësimin, do jem i kujdësshëm. Qëllimi im kryesor do jetë punësimi i të rinjve, por dhe pjesës tjetër. Ky panair është si të kombinojmë mirë profesionet në bashkinë e Tiranës. Bashkia ka menduar që të kemi dhe një portal online për të ofruar mundësi nga biznese të ndryshme. Do kemi dhe një qendër profesionale. Kemi në vëmendjen shkollat profesionale, ato të turizmit, etj, të cilat do kryejnë partika në biznese të ndryshme, ku bashkia do jetë ndërmjetëse.”,-tha Halim Kosova.
Më tej Kosova nuk ka lenë pa ironizuar dhe kandidatin tjetër për garën e Tiranës, Erion Veliajn, ku tha se “mua s’më ka humbur kurrë kompjuteri i llogarive, edhe pse ka punuar me shumë miliona buxhet.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO