Kosova në krizë ekonomike, qeveria rrit shpenzimet

Kosova në krizë ekonomike, qeveria rrit shpenzimet
Deri sa Kosova është prekur nga kriza ekonomike dhe gjatë kësaj kohe kanë r¸në eksporti i mallrave, dërgesat e mërgimtarëve, investimet e huaja, ngritja ekonomike do të jetë vetëm 3.8 për qind sipas Bankës Qendrore të Kosovës, Qeveria e Kosovës po vazhdon t’i rris¸ shpenzimet në luks çdo ditë e më shumë.

Shpenzimet e Qeverisë janë publikuar të mërkurën në raportin gjashtëmujor, ku shihet se vetëm për udhëtime, derivate dhe lëndë djegëse, mallra dhe shërbime, janë shpenzuar mijëra euro, shkruan e përditshmja Lajm.

Ibrahim Rexhepi, njohës i ekonomisë dhe drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike e Sociale – STRAS, ka thënë për “Lajm” se, vendi ynë tanimë është në krizë ekonomike dhe se kjo krizë ka ardhur nga qeverisja jo e mirë dhe moskrijimi i kushteve për investitorët.

Kurse, Muhamet Sadiku, profesor dhe ekspert i ekonomisë, ka thënë se Kosova ka qenë edhe m¸ herët n¸ krizë, por që tani vendi ka hyrë n¸ një krizë shumë të madhe.

E, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, raporti financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2012.

Gjatë këtij prezantimi, ministri i financave, Bedri Hamza, ka thënë se të hyrat janë rritur për 12 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kurse, sa i përket shpenzimeve, ministri Hamza ka thënë se shpenzimet gjatë këtij gjashtëmujori, duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim, kanë qenë 625.60 milionë euro dhe paraqesin 40 për qind të planit të përgjithshëm vjetor. Por, në ketë raport janë t¸ përfshira edhe disa shpenzime n¸ luks.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, institucionet e vendit për mallra dhe shërbime kanë shpenzuar 78.473.544 euro, duke shënuar rritje për 34 për qind në krahasim periudhën e njëjtë të vitit 2011.

Në raport po ashtu shihet se për shpenzimet e udhëtimit janë shpenzuar 4.082.832 apo 45 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kurse, për telekomunikimin janë shpenzuar 1.925.661 apo 2 për qind më shumë, ndërsa për derivate dhe lëndë djegëse janë shpenzuar 13.498.695 apo 20 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Gjatë kësaj periudhe institucionet e vendit nuk e kanë lënë keq as me mobile, duke shënuar rritje për 61 për qind.

/rg/shqiptarja.com/





































3 0

Kendi i komenteve


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë