Kosova në forumin strategjik i BE

Kosova në forumin strategjik i BE
Në Bled të Sllovenisë fillon sot punimet Forumi Strategjik, ku marrin pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Në këtë forum Kosova përfaqësohet nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili do të ketë edhe adresim zyrtar në punimet e këtij forumi. Ky forum synon të nxisë nivelin e lartë të dialogut mes liderëve nga sektori privat dhe publik për çështjet e zhvillimeve të ardhshme në Evropë. Shefi i ekzekutivit pritet të zhvillojë takime me përfaqësues shtetesh, të pranishëm në punimet e forumit strategjik të Bledit. 

Ndërkohë, në takimin që kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar me homologun e tij slloven, Janez Jansha, është rikonfirmuar përkrahja e shtetit slloven për proceset integruese të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik. Në këtë takim përveç tjerash është diskutuar edhe për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi