Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell, dhe presidentja Atifete Jahjaga nënshkruan sot Marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse dypalëshe ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Republikës së Kosovës.
Nënshkrimi i Marrëveshjes shënon një arritje të rëndësishme për partneritetin e dy qeverive. Kjo marrëveshje i përcakton procedurat për planifikim dhe jetësim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm diplomatik, politik, ekonomik dhe kulturor, ndërmjet dy vendeve. Një marrëveshje të tillë mirëkuptimi, SHBA-ja e ka nënshkruar në vitin 2002 me UNMIK-un dhe USAID-in.
/Shqiptarja.com