Kosova në UNESCO, vendimi më 9
Nëntor, Serbia vijon fushatën kundë
Asambleja e Përgjithshme e UNESKO-s ka nisur punimet, ndërsa vendimi për anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë organizëm pritet të merret me datë 9 nëntor. Ndërkohë pala kosovare ka nisur lobimin për tu pranuar, ndërsa Serbia vijon fushatën e saj për të penguar më çdo mjet një arritje të tillë.
Në Paris ka nisur punimet Asambleja e Përgjithshme e UNESCO, që pritet të zgjasin deri më 18 nëntor. Vendimi për pranimin e plotë të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, pritet të votohet nga bordi ekzekutiv në 9 nëntor.
Deri atëherë ka ende shumë kohë e si Prishtina e Beogradi kanë nisur një fushatë të ashpër.
Kosova kërkon anëtarësimin në këtë organzatë, e ndërsa Serbia po luan të gjitha gurët për ta bllokuar.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se Kosova po bën një fushatë pozitive për pranimin e saj në UNESCO dhe për një gjë të tillë ai ka kërkuar përkrahjen e të gjitha vendeve të botës.
Nga Beograd, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka theksuar se Kosova nuk e meriton të jetë pjesë e UNESCO-s, pasi sipas tij nuk është shtet.
Autoritetet e larta serbe, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, por edhe qytetarë serbë, po zhvillojnë fushatë të intensifikuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.
Në rrjetet sociale, ata po publikojnë video të objekteve fetare ortodokse serbe, të cilat janë dëmtuar gjatë trazirave të vitit 2004 në Kosovë, duke i cilësuar si argumente për mospranimin e Kosovës në UNESCO.
Nga 195 anëtarë që ka Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s në favor të pranimit të Kosovës në këtë Organizatë duhet të votojnë 130 shtete. Kosovën deri më sot e kanë njohur 111 shtete, prandaj për të siguruar pranimin e plotë i duhen edhe votat e vendeve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
39.7%
-
Opozitës
9.7%
-
Qytetarëve
50.6%
Vota total: 5190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Institucionet qendrore rrisin borxhet, shkojnë 3.5 mld lekë! Ministria e Infrastrukturës kërkon fond t’i shlyejë
5 Gusht, 15:59
-
Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina Wazed jep dorëheqjen! Shkak trazirat dhe kaosi që 'zaptuan' vendin
5 Gusht, 15:59
-
Paris 2024/ Shkruhet historia, ekipi i refugjatëve siguron medaljen e parë
5 Gusht, 15:51
-
Zjarr në kodrat e fshatit Valas në Cërrik, shkrumbohen nga flakët sipërfaqe me ullinj (VIDEO)
5 Gusht, 15:46
-
Jakin Marena: Aleanca e opozitës me Athinën u mund nga Rama, mesazhi i Himarës
5 Gusht, 15:45
-
Ushqimet me vitaminë A, pse janë jetike për mbrojtjen e syve
5 Gusht, 15:39
-
Fede Chiesa 'në modë', Inter dhe Roma në garë për yllin e Juventusit
5 Gusht, 15:36
-
Aksident në aksin Elbasan- Peqin, trajleri humb kontrollin dhe del nga rruga
5 Gusht, 15:26
-
Identifikimi i kodeve të SkyECC për të cilën u arrestua ish kryeprokurori i Vlorës, Zarka/ SPAK dërgon letërporosi drejt Belgjikës dhe Francës
5 Gusht, 15:17
-
Jose Mourinho i bën kërkesën e bujshme Fenerbahces, do yllin e Barcelonës
5 Gusht, 15:15
-
Wolves i kthehet ëndrrës së vjeter, Chelsea i vendos çmimin Brojës! Shqiptari do Milanin
5 Gusht, 15:11
-
Kosovë/ Aksion policor në objektet e Postës së Serbisë në veri
5 Gusht, 15:08