Kosova në UNESKO, "luftë" e
ashpër me Serbinë për anëtarësimin
Nga 58 shtete anëtare të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s, nevojitet që shumica e thjeshtë e tyre ta votoj propozimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka treguar për “Zërin”, se rreth orës 15:00 pritet që si pikë e rendit të ditës nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s të jetë edhe Kosova.
Nga 58 shtete anëtare të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s, nevojitet që shumica e thjeshtë e tyre ta votoj propozimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka treguar për “Zërin”, se rreth orës 15:00 pritet që si pikë e rendit të ditës nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s të jetë edhe Kosova.
Selimi ka treguar, se në këtë mbledhje, Serbia do të paraqes një kërkesë që Kosova të mos diskutohet fare dhe se kjo kërkesë më pas do të votohet nga shtetet e tjera nëse e përkrahin apo jo një kërkesë të tillë.
“Së pari do të jetë një kërkesë e Serbisë që të mos diskutohet fare dhe të shtyhet ky vendim dhe kjo kërkesë do të mbahet me votim. Dhe nëse nuk kalon kjo kërkesë, nëse nuk shtyhet, atëherë fillon debati për “substancë”, ashtu quhet “debati për substancë”. Edhe më pas shtet paraqesin qëndrimet e tyre pro dhe kundër dhe në fund votohet për rezolutën dhe rezoluta është shumë e thjeshtë ku thotë “Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s e rekomandon Republikën e Kosovës si anëtaren më të re të UNESCO-s”. Nëse aprovohet kjo rezolutë, atëherë ne e kemi fituar një betejë të madhe në rrugën tonë përpara”, ka treguar për “Zërin”, Petrit Selimi.
Ai po ashtu ka shtuar se edhe gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi është duke u takuar me ambasadorë të shteteve të ndryshme, në mënyrë që siç tregoi Selimi, të mos lejohet kjo shtyrje të cilën po e kërkon Serbia.
Selimi nuk beson se Serbia do të gjej mbështetje për kërkesën e saj, pasi që sipas tij Kosova ka mjaftë shtete të cilat e përkrahin dhe se kjo fushatë e Serbisë, të cilën ai e cilësoi si të egër, nuk do të jep rezultatet e duhura.
“Serbia e ka filluar një fushatë shumë të egër, ne kemi shpresa që egërsia e tillë do të jetë kontraproduktive dhe se do të rrit simpatitë e shteteve tjera për Kosovën. Me të vërtetë nuk e dimë se sa do ta votojnë, por e dimë sa na kanë thënë por nuk e dimë në fund si do të dalë vota, për shkak se kjo është zgjedhje e fshehur dhe nuk dihen rezultatet tash. Shumica e shteteve anëtare të UNESCO-s, na kanë premtuar se do ta përkrahin Kosovën”, ka deklaruar Selimi për “Zërin”./Zeri.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
42.1%
-
Opozitës
9%
-
Qytetarëve
48.9%
Vota total: 4775
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Incidenti në aeroportin e Shkupit, Kurti: Përvojë e rëndë për presidenten Osmani, do të ketë raport zyrtar për zbardhjen e çështjes
5 Gusht, 14:06
-
‘Mos i hap rrugë, se t’i morën pallatet e Gitës te 'Partizani!’' Humbja e zgjedhjeve në Himarë, ndjekësit 'masakrojnë' Berishën: Boll more më qafë demokratët!
5 Gusht, 14:02
-
Akuzat e PD për pronat në Vuno, Rama reagon sërish: Historia e një prone të parë nga dy botë të ndryshme!
5 Gusht, 13:59
-
Vota për Himarën, analiza e shifrave; PS rikuperoi në çdo njësi të bashkisë! Në qytet PS u forcua me 7% krahasuar me 2023-shin
5 Gusht, 13:52
-
Paris 2024/ Belgjika tërheq skuadrën e Triatlonit, një notare infektohet me E. Coli
5 Gusht, 13:48
-
Skema e zhvatjes së biznesmenëve me platformat e koduara duke u hequr si zyrtarë, Policia: Mos iu nënshtroni shantazheve, ja si të veproni
5 Gusht, 13:39
-
Hidhet shorti për fazën play-off në Champions League
5 Gusht, 13:37
-
Ethet e Nilit, simptomat dhe parandalimi
5 Gusht, 13:35
-
Carlo Bollino: Nga Himara mesazh i qartë për kreun e ri të PD, Sali Berisha! Ai dhe Noka kane larguar votues në krahasim me zgjedhjet e 2023
5 Gusht, 13:34
-
Basha fajëson Berishën: Tani që kishte vulën, partinë dhe komisionerët, pse s’i fitoi zgjedhjet në Himarë? Rama i dha vulën, ai i fali pushtetin
5 Gusht, 13:20
-
Himara është Shqipëri!
5 Gusht, 13:18
-
Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri! 3 të vdekur dhe 17 të infektuar, Tomini për Report Tv: Lushnja, Fieri e Kurbini më të prekurat
5 Gusht, 13:11