Kosova është radhitur në vendin e 9 të, duke hyrë kështu në mesin e vendeve më të varfra në botë. Indeksi i shkallës së varfërisë në Kosovë, sipas "Business Insider", është 53.6%, inflacioni i indeksit të çmimit të konsumit, 8.3% ndërkaq papunësia është 45.3%., shkruajnë mediat në Kosovë.

Në top-listë të 20 vende janë Afganistani (19), Bosnja e Hercegovina (17), Kenia (13), Bjellorusia (10), Namibia (6), ndërkaq Zimbabve radhitet i pari në listë, si vendi më i varfër në botë, ku indeksi i shkallës së varfërisë është 100.6%, inflacioni i indeksit të çmimit të konsumit, 5.6%, ndërkaq papunësia arrin shifrën prej 95.0%.

Indeksi i varfërisë, një teori kjo e krijuar nga Arthur Orkum, analizon papunësinë e një vendi me shkallën e inflacionit për të vlerësuar kushtet në terren dhe shpjegpohet me formulen: sa më i lartë numri, aq më e brishtë ekonomia e atij vendi.

"Business Insider" ka krijuar një listë prej 197 shteteve dhe territoreve të ndryshme në botë, nga Afganistani në Zimbabve, për të përpiluar Indeksin e Varfërisë 2012.

Rezultatet janë të bazuara në të dhënat e "CIA World Factbook", ku vlerësohen shifrat për shtete dhe territore që nuk kanë agjenci të besueshme lokale të raportimit.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga enti i statistikave dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

/rg/shqiptarja.com/