Kosova ndërmjet projekteve
“TAP” e “South Stream”

Projekti “Trans Adriatik Pipeline (TAP)”, i cili kalon në Shqipëri, do të mundësojë furnizimin e Europës me gaz nga Azerbajxhani.

Ndërkaq, zv/ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, në një intervistë për të përditshmen turke “Hurriyet”, ka folur për mundësinë që Kosova të lidhet me gazoduktit “TAP”.

Sipas tij ideja është që të krijohet një unazë, nga Kosova në Serbi, që të furnizojë më gaz të gjithë Ballkanin, duke krijuar një korridor me gazoduktin “TAP” për t’ia arritur kësaj.

Gjithashtu Selimi u shprehur në favor të një lidhje të Kosovës me tregun e integruar ballkanik për sa i përket gazit. Ndërkohë, projekti rival i TAP-it është ai i gjigandit rus “Gazprom”: “South Stream”. Në një deklaratë për mediat serbe, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, pas një takimi me drejtorin e “Gazprom”-it, Aleksej Miller, tha se ndërtimi i pjesës serbe të gazoduktit “South Stream” do të niste në datë 24 nëntor. 

Sipas zyrës qeveritare për shtyp, pritet që të ndërtohet edhe një korridor i këtij gazodukti që do të furnizonte me gaz Kosovën.  Në pjesën serbe të gazoduktit “South Stream”, 51% të aksioneve janë të “Gazprom”-it, ndërsa pjesa tjetër e kompanisë vendase “Srbijagas”. 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet