BRATISLAVË, Sllovaki - Përfaqësuesja e Kosovës në futboll luan kundër Sllovakisë sot në orën 20:45 në stadiumin "Tehelné pole" në Bratislavë. Ndeshja vlen për gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026, me 'Dardanët' që kërkojnë një biletë historike për në finalen play-off, për të shpresuar më pas kalimin në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në rast se 'Dardanët' fitojnë sot kundër sllovakëve, në finalen play-off do ndeshen në Prishtinë kundër Turqisë, e cila mposhti 1-0 në Stamboll ekipin e Rumanisë.

Formacionet zyrtare, Sllovaki - Kosovë