Kosova në prag zgjedhjesh/ gazetari Isufi për Report Tv: Ende nuk dihet nëse Kurti do jetë krah Osmanit! Haradinaj i kërkon dorëheqjen

Kosova është në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Ditën e djeshme ka patur një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit opozitar të PDK-së, Memli Krasniqi.  

Gazetari Venhar Isufi dha më shumë detaje për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. Për Nertil Agalliun ai u shpreh pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nga elementët opoziatër sa i përket zgjedhjeve të parakohshme.

‘Muajt në vijim pritet të jenë muajt zgjedhor. Qershori dhe korriku shihet se është mundësia më e mirë për zgjedhje të parakohshme. Pas takimit të Kurtit dhe Krasniqit është duke përfunduar dhe mandati i Kurtit është viti i fundit duke qeverisur. Po i përgjigjet ftesës pozitivisht për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Këtë e kanë kërkuar vazhdimisht opozitarët, ku sipas kreut të PDK-së, Krasniqit dje tha se tema kryesore ka qenë ngërçi i krijuar në Kuvend por dhe tema të tjera që u diskutuan, si ekonomisë që kemi inflacion shumë të lartë, ngritje të çmimeve dhe tema të tjera’, tha Isufi.

Nga ana tjetër, Isufi zbulon se lideri AAK, Haradinaj nuk ka pranuar të takohet me Kurtin, pasi kushti i tij për zgjedhje të parakohshme është dorëheqja e kryeminsitrit.

‘Tashmë pritet të ketë një përgjigje nga partitë e tjera opozitare AAK dhe LDK. Kurti ka thënë se do insistojë për një takim me dy partitë e tjera pasi e kanë refuzuar një takim të tillë. Kërkesa e Haradinajt që Kurti të jap përgjigje dhe të largohet vullnetarisht nga posti. Kërkesa e tij është që të jap dorëhiqet dhe jo të shkarkohet në Kuvend. E njëjtja kërkesë nga LDK. Nuk është koha të shpërbëhet parlamenti. Kërkesa e Kurtit është e vonshme’, shprehet gazetari.

Sot pritet të ket një takim të rëndësishëm shton Isufi, në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mund të ketë një takim mes liderit të kësaj partie Abdixhikut me kryeministrin Kurti.

‘Brenda LDK, në orën 16:00 pritet një, mbledhje e jashtëzakonshme e kryesisë. Do të diskutohet në rast se do të ketë një takim të ardhshëm mes Kurtit dhe Abdixhikut. Dhe pritet nëse do ta aprovojnë një takim të tillë. Do të shohim nëse datat e thëna nga kryeministri Kurti, 7 qershori dhe 14 korriku, që mund të propozohen edhe nga vetë presidentja e Kosovës’, vijon më tej gazetari.

PDK e ka gati kandidatin për kryeministër dhe do të jetë Bedri Hamza, që pritet të rivalizojë me Kurtin.

‘LDK dhe AAK ende nuk kanë caktuar një kandidat për kryeministër. PDK e ka bërë e para duke propozuar mandatarin e tyre që synon të marrë postin, Bedri Hamza. Pastaj PDK e ka propozuar si kryeminstër. Na ka befasuar se pas takimit mes Kurtit dhe Krasniqit, kryeministri ka zhvilluar një takim deri në orët e vona me zv.kryeministren Gërvalla. Priten zhvillime në orët në vijim edhe nga partitë e tjera opozitare. Është presion i madh në Republikën e Kosovës për krijimin e asosacionit. Kurti nuk është i gatshëm për asosacionin’, thekson gazetari.

Një pjesë e rëndësishme është edhe marrëdhënia mes presidentes Osmani me kryeministrin Kurti.

‘Ende nuk është diskutuar nëse Kurti do ta ketë në krah partinë e Vjosa Osmani. Kemi parë disa qëndrime të ndryshme nga presidentja Osmani ndaj Kurtit. Kohët e fundit ajo ka zhvilluar takime të shumta në SHBA dhe jo Kurti. Ka pasur takime të shumta të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara me Vjosa Osmanin dhe jo me zotin Kurti. Do shohim nëse do shkojnë ndarazi pa koalicion’, përfundon Isufi.

G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?