Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova është ndalur pasditen e sotme në periferi të Tiranës, në Qesarakë ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorë të kësaj zone.

Kosova theksoi se Bashkia e ardhshme e Tiranës nën drejtimin e tij ka llogaritur për 2 vitet e para 104 projekte në infrastrukturë, 300 mijë metra katrorë trotuare dhe 50 mijë km rrugë që do i shtohen qytetit në dy vitet e para.

“Në Tiranë shumë rrugë, ku nuk mund të hyjë as zjarrfikësja. Bashkë me urbanistët projekt për shtrirjen e tubave të zjarrfikësve në ato zona problematike. Bashkia e Tiranës ka llogaritur për 2 vitet e para 104 projekte në infrastrukturë. 300 mijë metra katrorë trotuare, 50 mijë km rrugë që do i shtohen qytetit në dy vitet e para. Bashkia e Tiranës nën drejtimin tim merr përsipër që brenda 4 viteve të para 100% të rrugëve të fshatrave që lidhen me Tiranën do të jenë të asfaltuara. Gjithashtu Tirana nuk ka nevojë jo vetëm për rrugë e trotuare, por ky qarkullim ka nevojë të lehtësohet dhe ka nevojë edhe për tabelat orientuese, rreth 4200 që ulin numrin e aksidenteve. Duam të kthejmë një Tiranë komode dhe të sigurt”, u shpreh Kosova.

Duke ju përgjigjur interesit të qytetarëve se çfarë do të bëjë Kosova si kryetarë bashkie për të mundësuar një Tiranë më të pastër, kandidati i djathë u shpreh se ndërtimi i spitalit bashkiak është shumë i rëndësishëm për të pasur një qytet të pastër dhe qytetarë të shëndetshëm.  

“Është e përcaktuar se çfarë duhet bërë për të pasur një qytet të pastër dhe një nga këto është edhe spitali bashkiak që këta nuk e duan dhe gjithmonë reagojnë kur unë e përmend”, - tha Kosova.
 
Më tej, Kosova theksoi se me marjen në drejtim të bashkisë së Tiranës do të bëjë të mundur që Tirana të ketë  24 orë në ditë ujë të pijshëm. “Bashkia nën drejtimin e tim” tha kosova do të jetë shumë njerëzore duke ju siguruar ujë të pijshëm të gjithë banorëve dhe nuk do lejojë të ndodhë ahtu siç po ndodh me energjinë elektrike, ku të varfërit po burgosën sepse nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë.
 
Do lehtësojmë qarkullimin në Tiranë, do krijojmë 100 vende për parkimin e autobuzëve. Do krijojmë rrugë të përcaktuara vetëm për lëvizjen me biçikleta. Do bëjmë të mundur që Tirana të ketë ujë 24 orë. Këtë mund ta bëjnë shumë mirë të huajt. Por ne kurrë nuk do ta lejojmë këtë. Të drejtën për të pasur ujë të pijshëm e kanë të gjithë qytetarët e Tiranës. Bashkia do të jetë shumë njerëzore me të gjithë qytetarët e saj dhe të mos ndodhi ashtu siç po ndodh me energjinë elektrike, ku të varfërit po futen në burg sepse nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë. Përmbushja e qëllimeve, transparenca, standardet dhe kontrolli hap pas hapi të punëve janë thelbi i punës time. I gjithë stafi im do jetë në shërbim të çdo qytetari. Jo që ata ti përplasin derën qytetarëve, por ti përgjigjen çdo interesi që ata kanë.  Zot në Tiranë janë qytetarët dhe jo punonjësit e bashkisë. Kemi marë të gjitha masat që çdo fjalë që themi të mund ta realizojmë”,- tha Kosova
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)