Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Në këtë takim Hoxhaj ka falënderuar ministrin hungarez për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në procesin e integrimit dhe ka biseduar me ministrin Szijjarto për një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik mes dy vendeve.

Tashmë kemi një kalendar për të aktiviteteve të përbashkëta ekonomike, sikurse themelimi i Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik dhe mbajtjen e Forumit Ekonomik mes dy vendeve tona vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Hoxhaj.

Gjatë vizitës së tij, ministri hungarez pritet të takojë disa nga krerët më të lartë të shtetit si dhe të  nënshkruaj disa marrëveshje ndërshtetërore në fushën e bashkëpunim ekonomik dhe arsimit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com