Kosova njihet edhe nga Tajlanda
numri i njohjeve shkon në 104

Kosova njihet edhe nga Tajlanda<br />numri i njohjeve shkon në 104
BANGKOK - Kosova njihet edhe nga Tajlanda. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur lajmin gjatë një vizite të tij në Tajlandë dhe mësohet të ketë theksuar rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Tajlandës dhe nga shtetet tjera të Azisë.

“Procesi i njohjes së Republikës së Kosovës është i pakthyeshëm. Me njohjen e Kosovës, Mbretëria e Tajlandës dhe shtetet tjera të Azisë do të kontribuojnë në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan dhe Evropë”, citon komunikata e MPJ-së Hoxhajn.

Zëvendësministri tajlandez, Jullapong Nonsriçai, ka siguruar diplomatin kosovar se, shumë shpejt, të dyja vendet do të lidhin marrëdhënie diplomatike.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të vizitës në Tajlandë ka zhvilluar takime me përfaqësues të Qeverisë së Mbretërisë së Tajlandës, shoqërisë civile dhe me diplomatë dhe përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore