Kosova: Nuk ka më
tendera me para

Kosova: Nuk ka më<br />tendera me para
TIRANE - Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova në një takim të zhvilluar dje me grosistët dhe përfaqsuesit e farmacive, ka diskutuar me ta për problematikat që has ky sektor. Ministri Kosova u ka bërë të qartë dhe në mënyrë të prerë distributorëve farmaceutikë, se nuk do të mund të përdorin më rrugë korruptive, për të fituar tenderat e ilaçeve.

Të gjitha proceduarat do të jenë transparente dhe nuk do të ketë me futje të ilaçeve nëpër çanta apo me çmime të larta, për shkak të abuzimit me pagesat nën dorë. "Do t'ju tërhiqja vëmendjen që ta fiksoni mirë në mendje të gjithë ju.

Firmave farmaceutike, për të fituar një tender, për të shpërndarë ilaçe, apo për t'u hedhur në tregun shqiptar, nuk do t'i duhet asnjë lloj veprimi korruptiv apo nën dorë, qoftë për veten e tyre për krijuar lehtësira, qoftë edhe siç e kam informacionin për të bllokuar shokun apo kolegun, në dëm të çmimeve apo të furnizimit me ilaçe të popullatës", tha Kosova.

Ministri Kosova theksoi se sektori farmaceutik në vend ka probleme që kërkojnë zgjidhje emergjente, ka fakte për abuzime, në importin e medikamenteve, në kohën e regjistrimit të ilaçeve ku për subjekte të ndryshme ky afat ndryshon nëse paguan nën dorë, por edhe në atë të ambalazhimit.

Ai u premtoi përfaqsuesëve farmaceutikë zgjidhje apo lehtësira, për regjistrimin e barnave, importin e tyre apo pullën e dyfishtë. Ministri Halim Kosova tha se këto shkelje duhet të marrin fund dhe se do të intensifikohen kontrollet.

"Ka firma që për dy javë mund ta marrin lejen e importit, ka firma që mund të ngelet leja e importit një vit e më shumë dhe nuk e marrin për hir se ndonjë dhe mund të paguajë diku të stopohet konkurrenca. Mungesa e konkurrencës jo vetëm në sektorin shëndetësor po kudo çon tek pacientët çmime të larta", tha Halim Kosova, ministër i Shëndetsisë.

Kosova në fjalën e tij u shpreh se ka informacion, që ka medikamente që prodhohen në një vend dhe ambalazhohen në një vend tjetër, për të cilat kompanitë, që do të kapen do të ndëshkohen. “Kam informacion se shumë medikamente vijnë nga një vend tjetër dhe stampohen në një vend tjetër.

Për këtë kemin nisur verifikimet e duhura” u shpreh ministri. Kosova deklaroi se kane nisur kontrollet për farmacitë e shumta që janë hapur."Ka një numër të jashtëzakonshëm farmacish, përpara ka patur një lloj rregulli.

Megjithatë për situatën e krijuar unë jap fjalën që do të bëjmë një kontroll, për të parë nëse këto farmaci që janë prezentë, a i kanë kushtet sipas ligjit të aprovuar për këtë qëllim, në mënyrë që në treg të konkurrojnë ato që plotësojnë kushtet sipas ligjeve shqiptare", tha Kosova.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz