Kosova për herë të parë me delegacion
në Asamblenë Parlamenatre të KiE

Kosova për herë të parë me delegacion<br />në Asamblenë Parlamenatre të KiE
Në sesionin e radhës të APKiE-së që po zhvillohet në Strasburg, më 10-14 tetor 2016, u mor vendimi që Kosova për hërë të parë të përfaqësohet me delegacion në këtë Asamble.

Në fjalën e saj drejtuar Asamblesë, Leskaj u shpreh se formatimi i delegacionit u mbështet në Rezolutën 2094, miratuar nga Asambleja në janar 2016. 

Në paragrafin 13, kjo rezolutë përcakton qartë vendimin e Asamblesë për ngritjen nivelit të dialogut me Kuvendin e Kosovës; i rekomandon Byrosë që të ndryshojë formatin aktual të bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës, duke e ftuar të caktojë një delegacion me përfaqësues nga mazhoranca, opozita si dhe nga komunitetet minoritare.

“Pa dyshim që përfshirja e një përfaqësuesi të minoritetit në delegacion, është një mundësi shumë e mirë për to. Ndërkohë, ngritja e nivelit të dialogut, formatimi i një delegacioni që do përfaqësojë Kuvendin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është një hap shumë i rëndësishëm për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës; me ndikim pozitiv për Kosovën por edhe për stabilitetin e rajonit”, tha Leskaj.

Më tej Leskaj u shpreh se duhet të shohim drejt së ardhmes, përmes dialogut, kjo, natyrisht, është një nga vlerat dhe misioni i APKiE-së gjithashtu.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri