Kosova për traktat paqeje, Serbia me platformë për vazhdimin e dialogut

Kosova për traktat paqeje, Serbia me platformë për vazhdimin e dialogut
Kosova është e gatshme të hyjë në bisedime politike me Serbinë, duke besuar se një dialog i tillë do të prodhonte si rezultat nënshkrimin e një traktati paqeje midis dy shteteve, shkruajnë mediat në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ende nuk ka ndonjë nismë konkrete për fillimin e dialogut politik me Serbinë, por rikujtoi gatishmërinë e Kosovës që pas dialogut teknik, të kalohet edhe në nivelin e takimeve të larta politike, ku nuk përjashtohet si mundësi organizimi i një takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.

Dialogu i nivelit politik, sipas Kuçit, është i nevojshëm për normalizimin e raporteve midis dyja shteteve. 

"Ne nuk ngarendim që të kemi takime të tilla, por ajo që mund të them është se kudo që përfaqësohet Kosova si shtet, ne nuk kemi turp të kemi takime me askënd. Të tjerët duhet të ndihen keq në raport me neve. Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe secili prej nesh që bartim petkun institucional jemi të gatshëm të takohëmi me cilindo përfaqsues të cilitdo shtet, në kuptim si përfaqësues të dy shteteve të barabarta për interes, për fqinjësi të mirë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe për integrimin në BE", tha Kuçi.

Kuçi më tej tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihen përmes një traktati të paqës.

“Kosova dhe Serbia duhet të përfundojnë marrëdhëniet e konfliktit me një traktat të paqes. E, ky traktat nënkupton që të definohen raportet ndërshtetërore, të përfshihen reparacionet e luftës, nënkupton ndërtimin e marrëdhënieve për të ardhmen. Traktatet janë marrëdhënie mes dy sovraniteteve, pra shtetet bëjnë traktate dhe jo të tjerët”, deklaroi Kuçi.

Në anën tjeter edhe kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, deklarohet rreth vazhdimit të bisedimeve por ai pret që Parlamentitë krijojë një platformë.

Kuvendi, sipas tij, do të marrë parasysh të gjitha marrëveshjet e arritura tashmë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Është e rëndësishme që Kuvendi të deklarojë se cila do të jetë tema e diskutimeve, se çfarë është ajo që do të bëjnë negociatorët dhe natyrisht të jetë i informuar për çdo fazë të bisedimeve”, ka thënë Stefanoviç, transmetojnë mediat serbe.

Bisedimet Prishtinë-Beograd janë planifikuar të vazhdojnë pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë